Tag: lali eri

BIRN: Erjon Veliaj kontraktoi avokat amerikan me 2000 USD ora e punës-Çkemi News
Lajme

BIRN: Erjon Veliaj kontraktoi avokat amerikan me 2000 USD ora e punës-Çkemi News

  Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili gjendet në arrest me burg me  me akuzën e krijimit të një skeme korruptive mes kompanive të bashkëshortes dhe një grupi biznesmenësh pranë tij, ka parapaguar 300 mijë dollarë një studio ligjore amerikane për shërbime ligjore. Kontrata me studion “Kasowitz Benson Torres’ e firmosur nga kryebashkiaku dhe vëllai i tij Arbër Veliaj është publikuar në faqen zyrtare të Departamentit Amerikan të Drejtësisë dhe parashikon shërbime ligjore në formë këshillash ligjore, mediatike dhe strategjike për procesin gjyqësor. Avokatët e studios që do të asistojnë Veliajn në këtë proces kanë një pagesë për orë pune që varion nga 500 USD deri në 1950 USD. Sipas kontratës kjo studio do të marrë përsipër përveç kons...
Erion Veliaj ka kërkuar konsultë me psikiatrin në burg: S’jam mirë mendërisht…-Çkemi News
Lajme

Erion Veliaj ka kërkuar konsultë me psikiatrin në burg: S’jam mirë mendërisht…-Çkemi News

  Erion Veliaj, i cili ndodhet në paraburgimin e Durrësit pas arrestimit nga SPAK, duket se ka gjetur një mënyrë për të shpjeguar përgjimet e bujshme ku del duke dhënë urdhra e duke përdorur një gjuhë të papërshtatshme: ka kërkuar psikiatër! Sipas gazetares Klodiana Lala, Veliaj ka pretenduar se nuk ishte në gjendje të mirë psikologjike dhe se përgjimet e SPAK nuk duhen marrë seriozisht sepse, sipas tij, nuk mund të ketë folur në atë mënyrë. Për këtë arsye, ai ka kërkuar një konsultë me një psikiatër në burg. Por përpara se të bëhej vizita, është bërë një inventar i barnave në dispozicion, për të verifikuar nëse Veliaj kishte marrë ndonjë ilaç që mund t’i kishte “ngatërruar” mendimet. Përfundimi? Ai ka marrë vetëm ilaçe për tensionin e lartë! Pra, nga SPA...
Veliaj tërheq shkarkimin e Anuela Ristanit: Përplasje me Ramën? Gërmoni sa të doni. Ridelegimi ishte keqkuptim-Çkemi News
Çudira

Veliaj tërheq shkarkimin e Anuela Ristanit: Përplasje me Ramën? Gërmoni sa të doni. Ridelegimi ishte keqkuptim-Çkemi News

  Kryebashkiaku i Tiranës ka reaguar nga burgu për zhurmën mediatike që krijoi vendimi i tij për largimin e Anuela Ristanit nga detyra e kryetares së komanduar të bashkisë dhe emërimin e Sara Goxhaj. Sipas Veliajt, ka qenë keqkuptim pasi ai ka firmosur një ridelegim me idenë e gabuar se ishte dakordësuar brenda ekipit drejtues.   “E para njëherë, me Ramën kam vetëm mall të takohem për të folur për punët si gjithmonë dhe asgjë tjetër s’më shkon në mendje. E dyta, kam firmosur një ridelegim me idenë e gabuar se ishte dakordësuar brenda ekipit drejtues, por kështu është kur “punon” pa informacionin e mjaftueshëm. E fundit, kërkoni e gërmoni ku të doni tani, se u bë sport ky falë edhe prokurorit tim të dashur, por në marrëdhënien time me Ra...
Veliaj përdori celularin e një efektivi gjatë rrugës për në GJKKO, SPAK merr nën hetim policët-Çkemi News
Te Fundit

Veliaj përdori celularin e një efektivi gjatë rrugës për në GJKKO, SPAK merr nën hetim policët-Çkemi News

  Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka marrë marrë nën hetim policët e Burgjeve që transferuan kryebashkiakun Erjon Veliaj nga Durrësi në ambientet e Gjykatës së Posaçme të Apelit. Burime për gazetaren e Top Channel, Anila Hoxha, bëjnë me dije se Veliaj rezulton se ka përdorur telefonin e një polici dhe ka bërë telefonata, gjatë kohës që e kanë shoqëruar. Gjatë marrjes në pyetje, oficeri i policisë së Burgjeve e ka pranuar një fakt të tillë. “E bëra nga frika“, është shprehur ai. Kryebashkiaku i Tiranës, u arrestua në 10 shkurt, nën akuzat “Korrupsion pasiv” dhe “Pastrim parash”. Ai u transferua në burgun e Durrësit, ku ndodhet aktualisht.  ...
Orkestroi sulme nga burgu ndaj gjyqtarëve e prokurorëve, SPAK zbarkon në paraburgim ku ndodhet Erjon Veliaj/ Sekuestron kamerat e regjistrat e takimeve-Çkemi News
Te Fundit

Orkestroi sulme nga burgu ndaj gjyqtarëve e prokurorëve, SPAK zbarkon në paraburgim ku ndodhet Erjon Veliaj/ Sekuestron kamerat e regjistrat e takimeve-Çkemi News

       SPAK ka nisur hetimet lidhur me takimet e zhvilluara nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, në paraburgimin e Durrësit. Burime pranë organit të akuzës bëjnë me dije se hetuesit e BKH-së kanë sekuestruar kamerat e sigurisë së burgut dhe do të analizojnë hyrje-daljet, si dhe regjistrat e institucionit ku shënohen takimet me të paraburgosurit .   SPAK dyshon se Veliaj ka orkestruar nga burgu sulme ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve të çështjes së tij. Për këtë arsye, hetuesit do të identifikojnë dhe marrin në pyetje të gjithë personat që e kanë takuar. Gjithashtu, do të verifikohet nëse ai ka përfituar trajtim të favorshëm në krahasim me të paraburgosurit e tjerë, duke iu lejuar më shumë takime me fam...
Si u përgjua Veliaj në qelinë e paraburgimit? Gazetarja në “Top Story”: Palët qëndrime të palëkundura, gjyqi proces maratonë i pazakontë-Çkemi News
Aktualitet

Si u përgjua Veliaj në qelinë e paraburgimit? Gazetarja në “Top Story”: Palët qëndrime të palëkundura, gjyqi proces maratonë i pazakontë-Çkemi News

  Gazetarja Anila Hoxha ka zbuluar në “Top Story” detajet se si është arritur përgjimi i kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në ambientet e paraburgimit. Ajo u shpreh se përgjimet janë ambientale, ku përfshihen biseda të Veliajt me të afërmit e tij që e kanë vizituar në qeli, përfshirë edhe dy punonjës të Bashkisë. Sa i përket seancës gjyqësore maratonë për kryebashkiakun, Hoxha tha se kjo është diçka e pazakontë. “Unë nuk disponoj këto biseda telefonike të kryera nga telefoni fiks. Ka përgjime ambientale midis Veliaj dhe të afërmve të tij, që ishin autorizuar nga prokuroria për të takuar Veliajn, edhe dy shtetas që kanë pozita të njohura në Bashki. SPAK i ka lejuar për arsye pune. ...
Kërkon lirimin nga burgu, nis pas dy orësh seanca ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj-Çkemi News
Aktualitet

Kërkon lirimin nga burgu, nis pas dy orësh seanca ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj-Çkemi News

  Sot në orën 12:30 nis seanca me dyer të mbyllura ndaj kryebashkiakut Erion Veliajt, pasi gjyqi u shty ditën e djeshme. Ishte një proces maratonë ai i masës ndaj kryebashkiakut Erjon Veliaj dje i cili mbas shtatë orë e 30 minuta u mbyll pa vendimmarrje. Gjate seancës me dyer të mbyllura të kryesuar nga Engert Pëllumbi avokatët e kryebashkiakut kërkuan lirimin e klientit të tyre nën arrest në burg prej 10 shkurtit. Por prokurorët e posaçëm të dosjes kanë paraqitur prova të reja, çka e detyroi gjyqtarin e posaçëm të shtyjë vendimmarrjen për sot për t’i lënë kohë mbrojtjes të njihen me to Përmes mbrojtjes, kryebashkiaku i Tiranës kërkoi heqje të arrestit në burg me qëndrimin se nuk është i rreziksh...
Kërkon lirinë, Veliaj del para Apelit të GJKKO për ankimin e masës së arrestit-Çkemi News
Te Fundit

Kërkon lirinë, Veliaj del para Apelit të GJKKO për ankimin e masës së arrestit-Çkemi News

  Prej afro një muaji në izolim, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, do të paraqitet sot në Gjykatën e Apelit të Posaçëm ku shqyrtohet ankimi i masës arrest me burg. Seanca zhvillohet në orën 10:00 dhe do të drejtohet nga gjyqtari Engert Pëllumbi ndërsa Veliaj e ka quajtur arrestimin të pabazuar dhe ka kërkuar lirinë, duke argumentuar se nuk ka mundësi të shkatërrojë provat apo të largohet nga vendi. Veliaj akuzohet për korrupsion dhe pastrim parash, ndërsa bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, po hetohet për mosdeklarim pasurie. Në seancë do të shqyrtohen edhe kërkesat për ndryshimin e masave për disa biznesmenë që hetohen për të njëjtën çështje.