Lajme

Vjen reagimi i parë nga familjarët e gjyqtarit të vrarë Astrit Kalaja: Ishte dritë
Lajme

Vjen reagimi i parë nga familjarët e gjyqtarit të vrarë Astrit Kalaja: Ishte dritë

  E afërmja e gjyqtarit të ndjerë Kalaja, Lira Parruca ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë që u regjistrua pasditen e djeshme brenda sallës së gjyqit në Gjykatën e Apelit Tiranë. Parruca shkruan se gjyqtari Kalaja u nda nga të afërmit e saj në mënyrë të padrejtë. Ajo e përshkroi të afërmin e saj si person të ndjeshëm dhe që gjithmonë ishte i gatshëm për të ndihmuar. Parruca më tej e vlerësoi kushëririn e saj duke theksuar se ai ishte një profesionist në punën  e tij dhe Shkodra do ta ndjejë mungesën e drejtësisë së tij. Ajo ka shprehur ngushëllimet e saj për bashkëshorten dhe 3 fëmijët e Kalasë.  “Me zemër të copëtuar shkruaj këto fjalë që nuk do të doja kurrë t’i shkruaja… Sot jemi ndarë në mënyrën më të padrejtë nga kushëriri im i dashur, Titi, një ...
Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, studentët e drejtësisë: U tronditëm/ Reagojnë edhe të rinjtë e juridikut: Salla e gjyqit duhet të jetë e sigurt-Çkemi News
Lajme

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, studentët e drejtësisë: U tronditëm/ Reagojnë edhe të rinjtë e juridikut: Salla e gjyqit duhet të jetë e sigurt-Çkemi News

  11 vite më parë Elvis Shkëmbi u regjistrua në programin e historisë në Universitetin e Shkodrës, studime të cilat nuk i përfundoi me diplomim. 31-vjeçari ka hedhur poshtë studimet duke lënë shenjë në historinë e shtetit shqiptar si qytetari që vrau gjykatësin në sallën e gjyqit, akt që u cilësua si një goditje jo vetëm e një individi përgjatë detyrës, por edhe të shtetit të së drejtës. Në auditoret e kryeqytetit ku arsimohen punonjësit e sistemit të drejtësisë mbizotëron tronditja, ashtu si kudo tjetër. Por edhe më thellë kur studentët e juridikut mendojnë se në Gjykata mund të jetë puna e tyre nesër. Studentët e juridikut: “Është pak e frikshme, të mendosh ku do të shkosh pasi të dalësh...
Na jep lekë, motorin dhe orën”/ Rrëmbehet dhe torturohet për 5 orë djali i biznesmenit, mes autorëve edhe këngëtari i njohur!-Çkemi News
Lajme

Na jep lekë, motorin dhe orën”/ Rrëmbehet dhe torturohet për 5 orë djali i biznesmenit, mes autorëve edhe këngëtari i njohur!-Çkemi News

  Pesë orët e kaluara në duart e rrëmbyesve të djalit të një biznesmeni nga Athina ishin të tmerrshme. Katër autorë e rrëmbyen atë dhe, pasi e hipën në një makinë, e transportuan në zonën e Saronidës. Këngëtari i njohur Ivan Greko është gjithashtu i përfshirë në rrëmbim, ndërsa u ngrit ndjekje penale  kundër të arrestuarve për një mori krimesh dhe kundërvajtjesh ligjore. E gjitha filloi mëngjesin e 6 majit në rajonin e Hymettus, kur tre nga autorët e krimit sulmuan fizikisht djalin e biznesmenit dhe, duke përdorur një objekt të mprehtë, i shkaktuan goditje në gjymtyrët e poshtme. Ata e kërcënuan me jetë dhe e rrëmbyen. Pasi hipën në një makinë, autorët i kërkuan 24-vjeçarit pagesën prej 25,00...
Nedion Marku: Bashkëpunimi me SPAK-un dhe institucionet ul ndjeshëm sulmet kibernetike në Shqipëri-Çkemi News
Lajme

Nedion Marku: Bashkëpunimi me SPAK-un dhe institucionet ul ndjeshëm sulmet kibernetike në Shqipëri-Çkemi News

Tiranë, 22 Maj 2025 – Eksperti i krimit kibernetik, Nedion Marku, ka deklaruar se falë bashkëpunimit mes institucioneve shtetërore dhe strukturave të posaçme si SPAK, është vënë re një rënie e ndjeshme e sulmeve kibernetike ndaj sistemeve digjitale në Shqipëri. Në një intervistë për median, Marku theksoi se “angazhimi konkret i institucioneve ligjzbatuese, sidomos bashkëpunimi mes Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Policisë së Shtetit dhe SPAK-ut, ka sjellë një rritje të ndjeshme të kapaciteteve parandaluese dhe reaguese ndaj sulmeve kibernetike.” Sipas tij, gjatë vitit të fundit është regjistruar një ulje me mbi 40% e incidenteve kibernetike të nivelit të lartë, një tregues pozitiv që dëshmon për efikasitetin e reformave dhe trajnimeve të përbashkëta. ...
Sherri mes dy adoleshentëve në Maliq, flet gjyshja e 14-vjeçarit që plagosi me thikë bashkëmoshatarin: Djali vinte në shtëpi duke qarë-Çkemi News
Lajme

Sherri mes dy adoleshentëve në Maliq, flet gjyshja e 14-vjeçarit që plagosi me thikë bashkëmoshatarin: Djali vinte në shtëpi duke qarë-Çkemi News

  Një sherr mes dy adoleshentëve në Maliq ka agravuar në përdorimin e thikës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:40, në fshatin Sheqeras, Maliq. Sipas policisë, adoleshenti i plagosur po merr mjekim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën. Gjyshja e autorit, Arefije Kora, ka folur për Top Channel duke thënë: “Unë isha në shtëpi, vjen djali që nga shkolla, nuk e di a vajti në shtëpi a nuk vajti, se unë djalin e kam në shtëpi më vete. Më tha: ‘Nëna, u zura me atë djalin që më tallte shumë’. Nuk pandeha që ishte bërë kaq e madhe. Më tha: ‘Unë kisha atë thikën, ai më shtriu në tokë, unë nuk do e godisja, por nuk e di si e zuri thika. Unë nuk e mora për atë thikën. Ai më shtriu i pari në tokë, unë...
“Ti korruptohesh me 10 mijë euro?”, Duma debaton me Qorrin: Ai që dhuron shuma marramendëse, po blen vullnetin-Çkemi News
Lajme

“Ti korruptohesh me 10 mijë euro?”, Duma debaton me Qorrin: Ai që dhuron shuma marramendëse, po blen vullnetin-Çkemi News

  Kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qorri është përfshirë në debat me drejtuesen e emisionit Top Story në Top Channel, Grida Duma. Ndërsa komentoi mbështetjen financiare të partisë, Qorri u shpreh se është më mirë të ketë shumë persona që kontribuojnë me nga pak para se sa një grup i vogël që dhuron shuma të mëdha. Qorri: Unë s’mund të jap një shifër të saktë, anëtarët tanë mbi të gjitha nga diaspora kontribuojnë çdo muaj, 500 dollarë është një aktivist i ynë nga SHBA, janë shumë, padiskutim qindra çdo muaj, po të shohësh rrugëtimin e partisë në dy vite, bëmë një thirrje për fonde më parë dhe mora vesh që ishin mbledhur 5-6 milionë të vjetra brenda 24 orëshit të parë, se si kërkojmë ne mbështetjen e njerëzve, duhen sa më shumë ...
Humba kontrollin, jam gati të paguaj mëkatet e mia”, zbulohet letra që vrasësi u dërgoi prindërve të Ilaria Sulës-Çkemi News
Lajme

Humba kontrollin, jam gati të paguaj mëkatet e mia”, zbulohet letra që vrasësi u dërgoi prindërve të Ilaria Sulës-Çkemi News

  Mark Samson, autori i vrasjes së shqiptares Ilaria Sula i ka dërguar një letër nga burgu familjes së 22-vjeçares, ku kërkon falje. 23-vjeçari me origjinë filipinase, i arrestuar në burgun Regina Coeli në Romë, po monitorohet nga afër nga frika se mund të kryejë akte vetëlëndimi. “Unë jam Mark Samson dhe po shkruaj nga qelia ime ku do të qëndroj për disa vite. Çdo ditë mendoj për krimin mizor që kam bërë dhe nuk di çfarë të them, por mbi të gjitha nuk e di se çfarë më ka ndodhur. Është banale të kërkoj falje për dhimbjen që kam shkaktuar, por dua t’i kërkoj falje Ilarisë dhe nuk desha ta lija. Unë jam çmendur nga pikëllimi dhe kam humbur kontrollin. Jam i vetëdijshëm se asgjë që mund të them apo...
Del përgjigja e autopsisë/ Ilaria Sula u godit tre herë me thikë, autori e mbajti trupin e saj për 20 orë në apartament-Çkemi News
Lajme

Del përgjigja e autopsisë/ Ilaria Sula u godit tre herë me thikë, autori e mbajti trupin e saj për 20 orë në apartament-Çkemi News

  36 orë pas gjetjes së trupit të Ilaria Sulës, e cila u masakrua nga i dashuri i saj filipinas, ka dalë dhe përgjigja e autopsisë. Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, gjatë debatit që Ilaria pati me të dashurin e saj, Mark Antony Samson, ky i fundit mori thikën dhe e ka goditur tre herë 22-vjeçaren, e cila humbi jetën si pasojë të hemorragjisë. Pasi kreu krimin, ai e mbajti trupin e studentes shqiptare në apartamentin e tij për 20 orë, gjë që ka shtuar dyshimet dhe te prindërit e filipinasit nëse kanë qenë bashkëpunëtorë në krim. Samson futi trupin e Ilarias në valixhe dhe e hodhi në një zonë pyjore në Poli, jashtë Romës dhe për disa ditë dërgonte mesazhe nga telefoni i saj dhe bënte posti...