Gjergji, zot i Arbërisë, i dërgon përshëndetje Joan Antonit, princit të Tarantos

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

Gjergji, zot i Arbërisë, i dërgon përshëndetje Joan Antonit, princit të Tarantos

 

Pastaj ti na përbuzke fisin tonë dhe arbërorët na i quake bagëti: sipas zakonit tënd, ti flet me përbuzje, por duket se nuk e njeh origjinën e fisit tonë. Të parët tanë kanë qënë epirotas; nga ata ka dalë ai Pirroja me emër, sulmin, e të cilit mezi mundën ta durojnë romakët dhe i cili pushtoi me armë Taranton e shumë vënde të tjera te Italisë.

S’ke se si vë përballë epirotëvet, burra kryetrima, tarantinët, këtë farë të qullosur njerëzish, të lindur vetëm pë të zënë cironka. Në thënç se Arbëria është pjesë e Maqedhonizë, atëhere të parët tanë i njeh shumë më fisnikë, sepse ata nën Aleksandrin u futën gjer në Indi, duke i nënështruar gjithë fiset, që u dilnin përpara, me lehtësinë më të madhe.

Prej atyre kanë lindur këta njerëz, që ti i quan bagëti. Në jemi ne bagëti, atëhere pse ju, njerëz, ua mbathni përpara bagëtivet? Se bagëtia s’bëhen dot njerëz. Shpesh herë në këto ditët e para është provuar në kanë qënë arbërorët apo apuljanët bagëti të trasha dhe unë s’kam takuar gjer tani ndonjë nga ushtarët e tu, që të ketë mundur të durojë fytyrën time

Se sa mirë janë armatosur shpinat e tyre, këtë e di për bukuru, por gjer tani s’kam mundur të më zërë syri ndonjë parzmore dhe as që ia kam njohur fytyrën nonjerit, përveç atyre që kam shtënë në pranga. Unë s’kërkoj atdheun tënd, kur më mjafton imi.”

 

Lexo dhe...  𝗕𝗘𝗧𝗢𝗛𝗨𝗡𝗜 𝗣𝗘𝗥 𝗔𝗧𝗗𝗛𝗘 ❗ Porosia e fundit e Gjergj Kastriotit !

Gjergj Kastriot Skenderbeu,
30 Tetor, 1460

( Nga “Commentarii” e Piut II )

(Vizituar 230 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share