BIRN: Erjon Veliaj kontraktoi avokat amerikan me 2000 USD ora e punës-Çkemi News

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

 


Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili gjendet në arrest me burg me  me akuzën e krijimit të një skeme korruptive mes kompanive të bashkëshortes dhe një grupi biznesmenësh pranë tij, ka parapaguar 300 mijë dollarë një studio ligjore amerikane për shërbime ligjore.

Kontrata me studion “Kasowitz Benson Torres’ e firmosur nga kryebashkiaku dhe vëllai i tij Arbër Veliaj është publikuar në faqen zyrtare të Departamentit Amerikan të Drejtësisë dhe parashikon shërbime ligjore në formë këshillash ligjore, mediatike dhe strategjike për procesin gjyqësor.

Lexo dhe...  Kërkon lirimin nga burgu, nis pas dy orësh seanca ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj-Çkemi News

Avokatët e studios që do të asistojnë Veliajn në këtë proces kanë një pagesë për orë pune që varion nga 500 USD deri në 1950 USD.

Lexo dhe...  Shpërthim me lëndë plasëse në një lokal në kryeqytet-Çkemi News

Sipas kontratës kjo studio do të marrë përsipër përveç konsulencës ligjore dhe lobim pranë Departamentin Amerikan të Shtetit dhe degë të tjera të qeverisë amerikane dhe shërbime të marrëdhënieve me publikun në lidhje me qeverinë shqiptare dhe legjislacionin shqiptar.

Lexo dhe...  Veliaj tërheq shkarkimin e Anuela Ristanit: Përplasje me Ramën? Gërmoni sa të doni. Ridelegimi ishte keqkuptim-Çkemi News

Një përfaqësues i studios ligjore të kontraktuar nga Veliaj erdhi në Tiranë në fillim të marsit gjatë seancës së Apelit për masën e sigurisë, por ai nuk u lejua të merrte pjesë në seancë për shkak të ndalimeve ligjore që parashikon legjislacioni shqiptar.

Lexo dhe...  “Shkulën lavamanet në Tiranë e Golem për të gjetur varëset e floririt”, Veliaj reagon nga paraburgimi: Ku është maunia me 1 milion euro mall?-Çkemi News

Veliaj, bashkëpunëtori i ngushtë i kryeministrit Edi Rama dhe kryetar i Bashkisë së Tiranës prej vitit 2015, u arrestua nga SPAK më 10 shkurt.  Prokuroria e Posaçme, SPAK, thotë  se ai dyshohet se ka përfituar përmes familjarëve të vet të afërm apo personalisht, pagesa apo të mira të tjera nga biznesmenë të ndryshëm në nëntë raste.

Veliaj i mohon akuzat dhe pretendon se është shënjestër e një prokurorie të padrejtë.

Lexo dhe...  Shqiperi - Çeki, 3 golat e ndeshjes!

Pas arrestimit, Veliaj sulmoi përmes disa statuseve në Facebook, prokurorin e çështjes, Ols Dado dhe gjyqtarin Erion Bani, duke pretenduar për persekutim politik. Veliaj publikoi gjithashtu një transkript me përmbajte të pavërtetë, që u vlerësua si një përpjekje për të sfiduar drejtësinë dhe për të diskretituar figurën e prokurorit, nëpërmjet të dhënave të tjetërsuara, që u shpërndanë nga media pranë tij.

Lexo dhe...  Berisha i shpall ‘luftë’ Qorit dhe Lapajt, kreu i PD: Janë patericë e Ramës. Lista e tyre, të frikshme-Çkemi News

Po ashtu, gjatë seancës së vlerësimit të masave së sigurimit, qindra mbështetës të Veliajt protestuan kundër ndalimit të tij. Sipas njoftimeve të atëhershme të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë dhe SPAK, protestuesit kishin rrezikuar seriozisht jetën dhe shëndetin e gjyqtarëve, prokurorëve dhe punonjësve të administratave të këtyre institucioneve, kur ata ishin larguar nga puna. Veliajt protestuan kundër ndalimit të tij.

Lexo dhe...  Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, studentët e drejtësisë: U tronditëm/ Reagojnë edhe të rinjtë e juridikut: Salla e gjyqit duhet të jetë e sigurt-Çkemi News

Sipas njoftimeve të atëhershme të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë dhe SPAK, protestuesit kishin rrezikuar seriozisht jetën dhe shëndetin e gjyqtarëve, prokurorëve dhe punonjësve të administratave të këtyre institucioneve, kur ata ishin larguar nga puna.

(Vizituar 82 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share