Orkestroi sulme nga burgu ndaj gjyqtarëve e prokurorëve, SPAK zbarkon në paraburgim ku ndodhet Erjon Veliaj/ Sekuestron kamerat e regjistrat e takimeve-Çkemi News

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

 

    

SPAK ka nisur hetimet lidhur me takimet e zhvilluara nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, në paraburgimin e Durrësit.

Burime pranë organit të akuzës bëjnë me dije se hetuesit e BKH-së kanë sekuestruar kamerat e sigurisë së burgut dhe do të analizojnë hyrje-daljet, si dhe regjistrat e institucionit ku shënohen takimet me të paraburgosurit

.

Lexo dhe...  GJKKO reagon ndaj procesverbalit që publikoi Veliaj: Prokurori Dado nuk e përmendi fjalën “ndyrësirë”-Çkemi News

 

SPAK dyshon se Veliaj ka orkestruar nga burgu sulme ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve të çështjes së tij. Për këtë arsye, hetuesit do të identifikojnë dhe marrin në pyetje të gjithë personat që e kanë takuar.

Gjithashtu, do të verifikohet nëse ai ka përfituar trajtim të favorshëm në krahasim me të paraburgosurit e tjerë, duke iu lejuar më shumë takime me familjarët apo persona të tjerë.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës është nën hetim nga Prokuroria e Posaçme për vepra penale që lidhen me korrupsionin dhe pastrimin e parave. /Vna

(Vizituar 61 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share