Veliaj tërheq shkarkimin e Anuela Ristanit: Përplasje me Ramën? Gërmoni sa të doni. Ridelegimi ishte keqkuptim-Çkemi News

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

 


Kryebashkiaku i Tiranës ka reaguar nga burgu për zhurmën mediatike që krijoi vendimi i tij për largimin e Anuela Ristanit nga detyra e kryetares së komanduar të bashkisë dhe emërimin e Sara Goxhaj.

Sipas Veliajt, ka qenë keqkuptim pasi ai ka firmosur një ridelegim me idenë e gabuar se ishte dakordësuar brenda ekipit drejtues.

 

“E para njëherë, me Ramën kam vetëm mall të takohem për të folur për punët si gjithmonë dhe asgjë tjetër s’më shkon në mendje.

Lexo dhe...  Kërkon lirinë, Veliaj del para Apelit të GJKKO për ankimin e masës së arrestit-Çkemi News

E dyta, kam firmosur një ridelegim me idenë e gabuar se ishte dakordësuar brenda ekipit drejtues, por kështu është kur “punon” pa informacionin e mjaftueshëm.

Lexo dhe...  Ky është 27-vjeçari shqiptar që i dha fund jetës në “anijen hotel” në Angli, flet e motra

E fundit, kërkoni e gërmoni ku të doni tani, se u bë sport ky falë edhe prokurorit tim të dashur, por në marrëdhënien time me Ramën lodheni kot fare fare, se është plazmuar në kohëra të vjetra dhe nuk e ndryshon dot asnjë kohë, sado e mallkuar qoftë. Delegimi është rikthyer aty ku ishte dhe këtu mbyllet edhe keqkuptimi”, përfundon reagimi i Veliajt në rrjetet sociale.

(Vizituar 36 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share