Kërkon lirimin nga burgu, nis pas dy orësh seanca ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj-Çkemi News

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

 

Sot në orën 12:30 nis seanca me dyer të mbyllura ndaj kryebashkiakut Erion Veliajt, pasi gjyqi u shty ditën e djeshme.

Ishte një proces maratonë ai i masës ndaj kryebashkiakut Erjon Veliaj dje i cili mbas shtatë orë e 30 minuta u mbyll pa vendimmarrje.

Gjate seancës me dyer të mbyllura të kryesuar nga Engert Pëllumbi avokatët e kryebashkiakut kërkuan lirimin e klientit të tyre nën arrest në burg prej 10 shkurtit. Por prokurorët e posaçëm të dosjes kanë paraqitur prova të reja, çka e detyroi gjyqtarin e posaçëm të shtyjë vendimmarrjen për sot për t’i lënë kohë mbrojtjes të njihen me to

Përmes mbrojtjes, kryebashkiaku i Tiranës kërkoi heqje të arrestit në burg me qëndrimin se nuk është i rrezikshëm, nuk ka rrezik për tu larguar, nuk ka mundësi të dëmtojë provat.

Lexo dhe...  Kërkon lirinë, Veliaj del para Apelit të GJKKO për ankimin e masës së arrestit-Çkemi News

Por prokurorët kujtuan se Veliaj po hetohet për korrupsion në nëntë raste dhe pastrim parash dhe prej arrestimit këto akuza i ka mohuar

Një tjetër sugjerim i avokatëve ishte edhe ofrimi i garancisë pasurore . Gjatë ditës ne gjykatë ishte edhe avokati amerikan Joshua Robert i cili kërkoi të vëzhgonte seancën, një kërkesë që nuk u pranua duke u konsideruar si e pabazuar ne ligj. heqjen e masës arrest në burg e kërkoi edhe biznesmeni Elman Abule dhe për shfuqizimin e detyrimit me paraqitje e kërkuan edhe 3 të dyshuarit e tjerë  që po hetohen në gjendje të lirë. Edhe për ta gjykata do shprehet këtë  të mërkurë

Lexo dhe...  Dado më ka ndaluar çdo takim”/ Veliaj: Më kërkon llogari për një makinë që bleu vjehrri para se të ndërronte jetë! Unë kam lëvizur me biçikletë, jo me Range të kuq si Ols Kingu-Çkemi News

Sot në Gjykatë u rikthyer edhe Ajola Xoxa e cila kundërshton në apel sekuestrimin e dy llogarive bankare, një gjykim qe u shty mbasi SPAK  paraqiti prova shtesë.

(Vizituar 19 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share