Te Fundit

SPAK, takim për zgjedhjet/ Prokuroria e Posaçme nis “fushatën” kundër krimeve zgjedhore nga Fieri-Çkemi News
Te Fundit

SPAK, takim për zgjedhjet/ Prokuroria e Posaçme nis “fushatën” kundër krimeve zgjedhore nga Fieri-Çkemi News

 Ndërkohë që partitë politike nisën zyrtarisht fushatën elektorale për parlamentaret e 11 Majit, kreu i Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, Altin Dumani, udhëtoi këtë të premte për një takim pune me prokurorët në Fier.Kreu i SPAK mblodhi në një takim prokurorët e këtij qyteti, ku qëllimi ishte bashkëpunimi dhe koordinimi i punës për hetimin e ngjarjeve që cenojnë zgjedhjet e lira gjatë periudhës së fushatës.“Në fokus të këtij takimi ishte bashkëpunimi dhe koordinimi mes Prokurorisë së Posaçme dhe Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, në hetimin e të gjitha ngjarjeve që prekin zgjedhjet e lira e demokratike gjatë periudhës zgjedhore, kryesisht në vlerësimin me kujdes të shtuar të informacioneve, kryerjen me cilësi dhe në një kohë sa më të shkurtër të veprimeve të para h...
Aksidentohet rëndë 4-vjeçari në aksin Klos-Burrel-Çkemi News
Te Fundit

Aksidentohet rëndë 4-vjeçari në aksin Klos-Burrel-Çkemi News

  Një i mitur është aksidentuar rëndë këtë mbrëmje në aksin rrugor Klos-Burrel. 4-vjeçari është përplasur nga një furgon që drejtohej nga një 52-vjeçar. Ky i fundit, sipas policisë, humbi kontrollin e mjetit dhe doli jashtë rrugës, duke goditur fëmijën, që aktualisht po transportohet drejt Spitalit të Traumës. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit. Ky është aksidenti i disatë që raportohet këtë të enjte. Më herët, shoferi i një automjeti në Bulqizë, po ashtu humbi kontrollin, duke përplasur për vdekje një këmbësore. Ndërkohë, një aksident i rëndë ndodhi gjatë natës së kaluar në Fushë Prezë, ku një makinë u përplas me nj...
Veliaj përdori celularin e një efektivi gjatë rrugës për në GJKKO, SPAK merr nën hetim policët-Çkemi News
Te Fundit

Veliaj përdori celularin e një efektivi gjatë rrugës për në GJKKO, SPAK merr nën hetim policët-Çkemi News

  Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka marrë marrë nën hetim policët e Burgjeve që transferuan kryebashkiakun Erjon Veliaj nga Durrësi në ambientet e Gjykatës së Posaçme të Apelit. Burime për gazetaren e Top Channel, Anila Hoxha, bëjnë me dije se Veliaj rezulton se ka përdorur telefonin e një polici dhe ka bërë telefonata, gjatë kohës që e kanë shoqëruar. Gjatë marrjes në pyetje, oficeri i policisë së Burgjeve e ka pranuar një fakt të tillë. “E bëra nga frika“, është shprehur ai. Kryebashkiaku i Tiranës, u arrestua në 10 shkurt, nën akuzat “Korrupsion pasiv” dhe “Pastrim parash”. Ai u transferua në burgun e Durrësit, ku ndodhet aktualisht.  ...
Orkestroi sulme nga burgu ndaj gjyqtarëve e prokurorëve, SPAK zbarkon në paraburgim ku ndodhet Erjon Veliaj/ Sekuestron kamerat e regjistrat e takimeve-Çkemi News
Te Fundit

Orkestroi sulme nga burgu ndaj gjyqtarëve e prokurorëve, SPAK zbarkon në paraburgim ku ndodhet Erjon Veliaj/ Sekuestron kamerat e regjistrat e takimeve-Çkemi News

       SPAK ka nisur hetimet lidhur me takimet e zhvilluara nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, në paraburgimin e Durrësit. Burime pranë organit të akuzës bëjnë me dije se hetuesit e BKH-së kanë sekuestruar kamerat e sigurisë së burgut dhe do të analizojnë hyrje-daljet, si dhe regjistrat e institucionit ku shënohen takimet me të paraburgosurit .   SPAK dyshon se Veliaj ka orkestruar nga burgu sulme ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve të çështjes së tij. Për këtë arsye, hetuesit do të identifikojnë dhe marrin në pyetje të gjithë personat që e kanë takuar. Gjithashtu, do të verifikohet nëse ai ka përfituar trajtim të favorshëm në krahasim me të paraburgosurit e tjerë, duke iu lejuar më shumë takime me fam...
Fiks Fare Miliona euro për votën e diasporës emigrantët ankohen se të dhënat personale janë shitur-Çkemi News
Te Fundit

Fiks Fare Miliona euro për votën e diasporës emigrantët ankohen se të dhënat personale janë shitur-Çkemi News

  Fiks Fare transmetoi mbrëmjen e së enjtes ankesën e një emigranti shqiptar me banim në Firence, Itali. Në redaksinë e emisionit investigativ u ankua z. Ideal Mujo, i cili është regjistruar në platformën e KQZ-se, për të votuar në zgjedhjet e parlamentare të datës 11 maj2025. Ai thotë se, 2 ditë pasi u regjistrua në këtë platformë, në adresën e tij zyrtare të e-mailit mbërritën dhjetëra mesazhe nga një kandidat për deputet dhe forcave politike që garojnë në zgjedhje. Ai thotë se, para se të regjistrohej, askush nuk e ka kontaktuar dhe se adresa e tij personale e e-mailit ka qenë private dhe s’e ka ditur askush. “Në e-maile shkruajnë për të ndihmuar një kandidat i quajtur Johan Hoxha. Nuk e di se cilës parti i përket, po aty shkruajnë që ne t’na ndihmojn...
Dënohet ish-kryebashkiaku i Himarës, Jorgo Goro-Çkemi News
Te Fundit

Dënohet ish-kryebashkiaku i Himarës, Jorgo Goro-Çkemi News

  Gjykata e Posaçme shpalli fajtor ish-kryetarin e bashkisë së Himarës, Jorgo Goron. Ai u dënoi me 3 vite e 1 muaj burg. Me gjykim të shkurtuar, ky vendim zbret në 2 vite e 20 ditë burg. Goro u gjet fajtor për akuzën e shpërdorimit të detyrës në 2 raste dhe mosdeklarim pasurie. Gjykata i dha dënim plotësues Goros edhe me 5 vite heqje e të së drejtës për të ushtruar funksione publike. Po ashtu, u dënuan edhe Vezir Gjiko, me 2 vite burg, qe i zbret dënimi në  1 vit e 4 muaj burgim. Jerasimo Bashi u dënua me 3 vite burgim, që në aplikim të gjykimit të shkurtuar mbetet 2 vite burg. Tre ish-funksionarët u hetuan nga SPAK për tjetërsimin e tokave në Himarë....
Vendimi për Salianjin, reagon PD: I burgosur politik që mbahet peng nga partia-shtet, përgjigja jepet më 11 maj-Çkemi News
Te Fundit

Vendimi për Salianjin, reagon PD: I burgosur politik që mbahet peng nga partia-shtet, përgjigja jepet më 11 maj-Çkemi News

  Nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi, në një deklaratë për mediat nga selia blu u shpreh se “Gjykata e Lartë vazhdoi me shtrembërimin e drejtësisë dhe përdorimin politik të saj”. Ai tha se Salianji ndodhet sot në burg me “urdhër politik, të zbatuar nga drejtësia politike”, por përgjigja tha ai, do jepet më 11 maj. . Deklarata e plotë: Gjykata e Lartë mori sot vendim për të vazhduar me shtrembërimin e drejtësisë dhe përdorjen politike të saj, duke lënë në burg Ervin Salianji. Deputeti i PD që prej tetorit të vitit të kaluar ndodhet në burgun e Fierit, me një urdhër politik të zbatuar dhe të mbajtur sot në fuqi nga drejtësia politike e dyshes Rama-Xhafaj. Lënia në burg e deputetit Ervin Salianji, tregon dhe...
Kërkon lirinë, Veliaj del para Apelit të GJKKO për ankimin e masës së arrestit-Çkemi News
Te Fundit

Kërkon lirinë, Veliaj del para Apelit të GJKKO për ankimin e masës së arrestit-Çkemi News

  Prej afro një muaji në izolim, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, do të paraqitet sot në Gjykatën e Apelit të Posaçëm ku shqyrtohet ankimi i masës arrest me burg. Seanca zhvillohet në orën 10:00 dhe do të drejtohet nga gjyqtari Engert Pëllumbi ndërsa Veliaj e ka quajtur arrestimin të pabazuar dhe ka kërkuar lirinë, duke argumentuar se nuk ka mundësi të shkatërrojë provat apo të largohet nga vendi. Veliaj akuzohet për korrupsion dhe pastrim parash, ndërsa bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, po hetohet për mosdeklarim pasurie. Në seancë do të shqyrtohen edhe kërkesat për ndryshimin e masave për disa biznesmenë që hetohen për të njëjtën çështje.