Kërkon lirinë, Veliaj del para Apelit të GJKKO për ankimin e masës së arrestit-Çkemi News

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

 


Prej afro një muaji në izolim, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, do të paraqitet sot në Gjykatën e Apelit të Posaçëm ku shqyrtohet ankimi i masës arrest me burg.

Lexo dhe...  “Shkulën lavamanet në Tiranë e Golem për të gjetur varëset e floririt”, Veliaj reagon nga paraburgimi: Ku është maunia me 1 milion euro mall?-Çkemi News

Seanca zhvillohet në orën 10:00 dhe do të drejtohet nga gjyqtari Engert Pëllumbi ndërsa Veliaj e ka quajtur arrestimin të pabazuar dhe ka kërkuar lirinë, duke argumentuar se nuk ka mundësi të shkatërrojë provat apo të largohet nga vendi.

Lexo dhe...  Veliaj uron besimtarët myslimanë për muajin e  Ramazanit: Më vjen keq që nuk do t’ju bashkohem në darkat e iftarit-Çkemi News

Veliaj akuzohet për korrupsion dhe pastrim parash, ndërsa bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, po hetohet për mosdeklarim pasurie.

Në seancë do të shqyrtohen edhe kërkesat për ndryshimin e masave për disa biznesmenë që hetohen për të njëjtën çështje.

(Vizituar 97 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share