Isha te terapia e djalit”/ Shqiptarët reagojnë me zemër, mblidhen 151 mijë dollarë për nënën dhe djalin me autizëm

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

“Isha te terapia e djalit”/ Shqiptarët reagojnë me zemër, mblidhen 151 mijë dollarë për nënën dhe djalin me autizëm

Historia e një nëne dhe djalit të saj me spektër autik ka prekur mijëra shqiptarë, të cilët kanë reaguar me një valë solidariteti duke mbledhur brenda pak orësh plot 151 mijë dollarë për t’i ndihmuar.

Lexo dhe...  NGJARJE HORROR/ Ishte fiksuar për t’i vjedhur beben, shoqja i pret barkun 24-vjeçares shtatzënë dhe i merr foshnjen

Ngjarja ndodhi pas protestës para Parlamentit, ku nëna deklaroi se nuk kishte marrë pjesë në tubim, por po kthehej në shtëpi pasi kishte përfunduar terapinë e djalit të saj. Sipas dëshmisë së saj, ajo dhe fëmija u prekën nga uji me piper i përdorur gjatë tensioneve.

Lexo dhe...  Studimi/ Përdorimi i ekraneve me prekje mund të shkaktojë probleme me gjumin tek të vegjëlit

Ndërkohë, kryeministri Edi Rama akuzoi protestuesit se e kishin sjellë nënën dhe djalin në zonën e protestës dhe e përdorën rastin për qëllime politike. Nga ana tjetër, nëna i qëndroi deklaratës së saj se ishte rastësisht në atë zonë, pasi po kthehej nga terapia e fëmijës.
Historia e tyre preku thellë opinionin publik dhe brenda vetëm pak orësh, përmes një fushate në GoFundMe, u mblodhën 151 mijë dollarë në mbështetje të nënës dhe djalit të saj me autizëm.

Lexo dhe...  Makina luksoze dhe zinxhir ari, si ranë në kurth dy vëllëzërit shqiptarë në Angli, “perandoria” që fshihej pas një berberhaneje

ÇKEMI NEWS
Ti je pjesë e Atdheut
Na ndiqni në rrjetet sociale: Facebook • Instagram • TikTok • YouTube

#ÇkemiNews #Shqipëri #Autizëm #Solidaritet #LajmiFundit

(Vizituar 3 here, 3 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share