
Nga pengmarrja në Angli te tragjedia në Roskovec, historia e errët e Nertil Buzit
Ngjarja tragjike e ndodhur në Roskovec ka rikthyer në vëmendje të shkuarën e Nertil (Refit) Buzit, i cili disa vite më parë ishte vetë viktimë e një pengmarrjeje në Angli.
Sipas të dhënave të bëra publike, në vitin 2022 Buzi u rrëmbye nga shtatë shtetas shqiptarë në Britaninë e Madhe. Ai u mbajt peng për disa ditë, ndërsa autorët dyshohet se kërkonin 400 mijë sterlina në këmbim të lirimit të tij. Gjatë kohës që mbahej peng, ai u keqtrajtua dhe familjarëve u dërgoheshin pamje kërcënuese për t’i detyruar të siguronin shumën e kërkuar.
Operacioni për lirimin e tij u realizua falë bashkëpunimit mes Policisë së Shtetit, autoriteteve britanike dhe Agjencisë Kombëtare të Krimit (NCA), ndërsa disa persona u arrestuan për rrëmbimin. Sipas hetimeve të kohës, pengmarrja lidhej me konflikte në botën e krimit dhe aktivitetin e shtëpive të barit në Angli.
Emri i Buzit u rikthye sërish në qendër të vëmendjes pas ngjarjes së rëndë në Roskovec, ku ai dyshohet se vrau ish-vjehrrin, plagosi ish-vjehrrën dhe mori peng ish-partneren. Pas disa orësh negociata me forcat RENEA, autoritetet njoftuan se ai dyshohet se i dha fund jetës.
ÇKEMI NEWS
Ti je pjesë e Atdheut
Na ndiqni në rrjetet sociale: Facebook • Instagram • TikTok • YouTube
#Lajm #Roskovec #NertilBuzi #Kronikë #ÇkemiNews
