NGJARJE HORROR/ Ishte fiksuar për t’i vjedhur beben, shoqja i pret barkun 24-vjeçares shtatzënë dhe i merr foshnjen

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

 

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin Canelinha, Brazil.

Një grua e re e shtatzënë u gjet e vdekur, ndërsa barkun ia kishin prerë dhe i kishin vjedhur fëmijën.

E reja është identifikuar si Flavia Godinho Mafra, 24 vjeç, ishte 36 javëshe shtatzënë.

Mediat e huaja bëjnë me dije se e reja është vrarë nga shoqja e saj, e cila së bashku me partnerin kishin vendosur t’i vidhnin 24-vjeçares foshnjën.

Vrasësja e 24 vjeçares ka kaluar një shtatëzani të dështuar ndaj edhe ishte fiksuar për t’i vjedhur fëmijën mikeshës së saj.

Partrneri i saj, ka pranuar se e ka qëlluar me tullë duke e lënë pa ndjenja dhe më pas i kanë çarë barkun për të marrë beben.

Sakaq, bëhet me dije se autorët e ngjarjes janë arrestuar, ndërsa foshnja ndodhet në spital, në gjendje të mirë shëndetësore.

32680908-8688995-image-a-4_1599035658236_1.jpgScreenshot_3.png

(Vizituar 11 here, 1 vizita sot)
Lexo dhe...  ZBULIMI QË TRONDITI EUROPËN: SHQIPTARËT, "ARKIVA E GJALLË" E KONTINENTIT!
WhatsApp Share SHARE Facebook Share