TRAGJEDI E TREFISHTË NË ROSKOVEC/ Nuk ia del as 55-vjeçarja, shkon në tre numri i viktimave të masakrës

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

TRAGJEDI E TREFISHTË NË ROSKOVEC/ Nuk ia del as 55-vjeçarja, shkon në tre numri i viktimave të masakrës

Drama që tronditi Roskovecin ka marrë përmasa edhe më të rënda. Bejlere Plaka, 55 vjeçe, e cila mbeti e plagosur rëndë gjatë sulmit me armë zjarri të kryer nga ish-dhëndri i saj, nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë në spital.

Lexo dhe...  Një vajzë 13-vjeçare pasi i vuri flakën vetes në përpjekje për të kopjuar një video TikTok-u.

Me vdekjen e saj, numri i viktimave të kësaj tragjedie shkon në tre.
Ngjarja ndodhi në fshatin Vidhisht, ku autori i dyshuar, pas një konflikti me familjen e ish-partneres, hapi zjarr me armë gjahu. Si pasojë humbi jetën në vend ish-vjehrri i tij, ndërsa bashkëshortja e këtij të fundit mbeti e plagosur rëndë dhe ndërroi jetë disa orë më vonë në spital, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve.

Lexo dhe...  Rrëmbeu dhe groposi fëmijën në Fier, kush është autori i ngjarjes, mori peng dhe torturoi fqinjën 9 vite më parë

Pas krimit, autori mori me forcë ish-partneren dhe u largua nga vendi i ngjarjes. Pas disa orësh negociata dhe rrethimi nga forcat speciale RENEA, drama mori fund me vdekjen e autorit.
Policia dhe grupi hetimor vijojnë punën për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe motivet që çuan në këtë ngjarje të rëndë.

Lexo dhe...  Shqiptari qëllon për vdekje pronarin e një restoranti në Gjermani, pamjet nga vendi i ngjarjes-Çkemi News

ÇKEMI NEWS
Ti je pjesë e Atdheut
Na ndiqni në rrjetet sociale: Facebook • Instagram • TikTok • YouTube

#ÇkemiNews #LajmiFundit #Roskovec #Kronikë #Shqipëri

(Vizituar 17 here, 17 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share