
Mes tensioneve në PS, Rama prezanton dy dokumente që pritet të vulosin mandatin e katërt
Kryeministri Edi Rama ka mbledhur Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste, ku ka prezantuar dy dokumente që, sipas tij, do të shërbejnë si baza e punës për mandatin e katërt qeverisës.
“Kam sjellë me vete dy dokumente për mandatin e katërt”, është shprehur Rama para deputetëve socialistë.
Deklarata vjen në një mbledhje të zhvilluar mes tensioneve brenda grupit parlamentar, ku sipas raportimeve mediatike pati edhe një debat të ashpër mes kryeministrit dhe deputetit Erion Braçe.
Pritet që në ditët në vijim të bëhet e ditur përmbajtja e plotë e dy dokumenteve dhe objektivat që ato parashikojnë për qeverisjen në mandatin e ri.
ÇKEMI NEWS
Ti je pjesë e Atdheut
Na ndiqni në rrjetet sociale: Facebook • Instagram • TikTok • YouTube
#EdiRama #PartiaSocialiste #MandatiKatërt #Politikë #Shqipëri #ÇkemiNews
(Vizituar 1 here, 1 vizita sot)
