Zjarret në Kanada, tymi përhapet deri në Amerikën e Veriut/ Autoritetet nën alarm: Është ndotur ajri, qëndroni mbyllur
Mbi 800 zjarre pyjore vazhdojnë të digjen në Kanada, ndërsa tymi i përhapur prej tyre ka përkeqësuar ndjeshëm cilësinë e ajrit në pjesë të mëdha të Kanadasë dhe Shteteve të Bashkuara.
Autoritetet amerikane kanë lëshuar alarme për ndotjen e ajrit në disa shtete dhe u kanë rekomanduar qytetarëve të qëndrojnë në ambiente të mbyllura.
Sipas Sistemit Kanadez të Informacionit për Zjarret në Natyrë, aktualisht janë aktive 858 zjarre, përfshirë 30 vatra të reja të regjistruara gjatë së enjtes. Shumica e tyre vazhdojnë të jenë jashtë kontrollit.
Shërbimi Kombëtar i Motit i SHBA-së (NOAA) njoftoi se alarmet për cilësinë e ajrit përfshijnë rajonin e Midwest-it të Sipërm, Liqenet e Mëdha dhe verilindjen e ...








