SPAK, takim për zgjedhjet/ Prokuroria e Posaçme nis “fushatën” kundër krimeve zgjedhore nga Fieri-Çkemi News

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

 


Ndërkohë që partitë politike nisën zyrtarisht fushatën elektorale për parlamentaret e 11 Majit, kreu i Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, Altin Dumani, udhëtoi këtë të premte për një takim pune me prokurorët në Fier.

Lexo dhe...  Skandal; Bashkia Himarë pa Flamur Kombëtar.

Kreu i SPAK mblodhi në një takim prokurorët e këtij qyteti, ku qëllimi ishte bashkëpunimi dhe koordinimi i punës për hetimin e ngjarjeve që cenojnë zgjedhjet e lira gjatë periudhës së fushatës.

“Në fokus të këtij takimi ishte bashkëpunimi dhe koordinimi mes Prokurorisë së Posaçme dhe Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, në hetimin e të gjitha ngjarjeve që prekin zgjedhjet e lira e demokratike gjatë periudhës zgjedhore, kryesisht në vlerësimin me kujdes të shtuar të informacioneve, kryerjen me cilësi dhe në një kohë sa më të shkurtër të veprimeve të para hetimore, vënien menjëherë në dijeni të Prokurorisë së Posaçme për veprat penale në kompetencë lëndore të saj”.

Lexo dhe...  “Mos u frikëso , s'kemi më djalë…”/ Nëna i merr jetën fëmijën e saj 5-vjeç, më pas i dërgon mesazh RR*QETHËS ish-bashkëshortit! --Çkemi News

Ky takim i Altin Dumanit me prokurorët vjen në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit mes SPAK dhe Prokurorisë së Përgjithshme për monitorimin e procesit zgjedhor të 11 Majit, për të parandaluar krimet zgjedhore.

(Vizituar 85 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share