Vendimi për Salianjin, reagon PD: I burgosur politik që mbahet peng nga partia-shtet, përgjigja jepet më 11 maj-Çkemi News

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

 

Nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi, në një deklaratë për mediat nga selia blu u shpreh se “Gjykata e Lartë vazhdoi me shtrembërimin e drejtësisë dhe përdorimin politik të saj”. Ai tha se Salianji ndodhet sot në burg me “urdhër politik, të zbatuar nga drejtësia politike”, por përgjigja tha ai, do jepet më 11 maj. .

Deklarata e plotë:

Gjykata e Lartë mori sot vendim për të vazhduar me shtrembërimin e drejtësisë dhe përdorjen politike të saj, duke lënë në burg Ervin Salianji. Deputeti i PD që prej tetorit të vitit të kaluar ndodhet në burgun e Fierit, me një urdhër politik të zbatuar dhe të mbajtur sot në fuqi nga drejtësia politike e dyshes Rama-Xhafaj.

Lënia në burg e deputetit Ervin Salianji, tregon dhe një herë se Edi Rama nuk heq dorë nga paranoja për të kontrolluar sistemin e drejtësisë dhe për të goditur me të kundërshtarët politikë.

Lexo dhe...  Ngjarje e rëndë në Britani! Gruaja dhe dy vajzat e gazetarit të BBC vriten në Londër me shigjeta-Çkemi News

Ervin Salianji nuk bëri gjë tjetër, vetëm sa denoncoi një individ të dënuar për trafik droge në Itali, vëllain e një prej sejmenëve të Ramës, hartues i reformës së dështuar të drejtësisë, Fatmir Xhafaj.

Partia Demokratike shpreh keqardhje për pamundësinë e Gjykatës së Lartë për t’u ngritur në lartësinë e rolit të saj kushtetues dhe përdorimin e saj politik.

Ne dënojmë përdorimin nga politika të drejtësisë, por edhe nënshtrimin apo kolaboracionizmin me të keqen të gjyqtarëve apo prokurorëve.

Salianji është një prej tre të burgosurve politikë të opozitës, që mbahen peng nga partia-shtet, që kërkon përjetësimin narkoshtetit përmes mashës së drejtësisë.

Lexo dhe...  Demi futet në turmën e njerzve dhe bën namin raportoet për të plagosur dhe të Video... Çkemi News

Ai është politikani i ri që u burgos sepse ngriti zërin kur pa njerëzit e pushtetit të ngrihehsin kundër Shqipërisë duke i kanabizuar territorin.

Më 11 maj përgjigjia do të jetë e qartë dhe plebishitare si për urdhëruesit ashtu dhe shërbëtorët e kësaj pengmarrjeje politike me gjykatë.

Programi elektoral i Ramës është pikërisht ky: mbro sistemin e kanabizimit dhe narkotrafikut të Shqipërisë, dhe dëno denoncuesit e tij.

Pas çdo vendimi është Rama dhe Rama do të jetë i pari me një përgjigje për të dhënë kur drejtësia të mbrojë shtetin, jo pushtetin.

(Vizituar 9 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share