Fiks Fare Miliona euro për votën e diasporës emigrantët ankohen se të dhënat personale janë shitur-Çkemi News

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

 


Fiks Fare transmetoi mbrëmjen e së enjtes ankesën e një emigranti shqiptar me banim në Firence, Itali.

Lexo dhe...  “I dëgjova rrahjet e zemrës, u theva”, Roza Lati mes lotëve tregon si abortoi fëmijën me ish-partnerin: Godisja kokën me grushte

Në redaksinë e emisionit investigativ u ankua z. Ideal Mujo, i cili është regjistruar në platformën e KQZ-se, për të votuar në zgjedhjet e parlamentare të datës 11 maj2025. Ai thotë se, 2 ditë pasi u regjistrua në këtë platformë, në adresën e tij zyrtare të e-mailit mbërritën dhjetëra mesazhe nga një kandidat për deputet dhe forcave politike që garojnë në zgjedhje.

Ai thotë se, para se të regjistrohej, askush nuk e ka kontaktuar dhe se adresa e tij personale e e-mailit ka qenë private dhe s’e ka ditur askush. “Në e-maile shkruajnë për të ndihmuar një kandidat i quajtur Johan Hoxha. Nuk e di se cilës parti i përket, po aty shkruajnë që ne t’na ndihmojnë për t’u regjistruar apo për mënyra të tjera” thotë ai.

Lexo dhe...  Meta mbetet përfundimisht jashtë Kuvendit, nuk pranon tërheqjen e kandidatëve të PL: Nga 2008 kam luftuar për…-Çkemi News

“Problemi është se, mua më kontaktuan pasi u regjistrova. Direkt nuk më thanë se për kë të votoj, por ata hapën grupe në e-mail dhe futën edhe adresën time. Shkruajnë se do të ndihmojmë për mënyrën e regjistrimit” thotë qytetari, i cili shpreh indinjatë se të dhënat e tij kanë dalë në “shitje”. “Unë ju kontaktova se, para se ne të aplikonim në KQZ, na u ‘premtua’ se të dhënat janë personale. Por jo, pasi ato janë shpërndarë” thotë qytetari.

Fiksi verifikoi në internet për emrin e z. Johan Hoxha, duke gjetur disa video të shpërndarja nga platforma e Partisë Socialiste “deputeti që duam”. Sipas PS-së, platforma synonte ofrimin e qytetarëve të përfaqësimit në Kuvendin e Shqipërisë, me njerëz dhe ide të reja.

Lexo dhe...  COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: Humb jetën një tjetër pacient

Kandidati Johan Hoxha konkurroi në nënkategorinë “për diasporën”, duke synuar edhe emrin në listat e kandidatëve për zgjedhjet e 11 majit. Por, emri i tij nuk ishte në këto lista, të cilat u bënë publike mbrëmjen e djeshme!

Pas ankesës, Fiks Fare kontaktoi me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, duke i drejtuar disa pyetje. Pyetjes nëse forca politike apo kandidatë për deputetë kanë akses në platformë, KQZ thotë se “asnjë forcë s’ka akses, vetë, personeli i autorizuar dhe trajtimi i kërkesave është kryer në një ambient të survejuar me kamera 24 orë në 7 ditë të javë”. Emisioni e pyeti KQZ-së se si veprohet për regjistrimin e emigrantëve, teksa përgjigja është se procesi është individual dhe se ndihma iu është dhënë me telefon nga Komisioni, me e-mail apo edhe në adresën e internetit.

Por, a janë shpërndarë këto të dhëna nga KQZ? Organi që kontrollon dhe administron votën thotë se të dhënat personale ruhen sipas ligjeve dhe protokolleve. Madje, personeli është i kufizuar dhe nënshkruan edhe një deklaratë konfidencialiteti kur merr detyrën.

Lexo dhe...  “Jam për spital”/ Nallbati kërkon t’i hapet rruga qytetarit, i kthehen shoferët e tjerë: O të tërë, o asnjë!-Çkemi News

“Të dhënat që ndahen me palë të treta, veç KQZ që menaxhon procesin e votimit nga jashtë, janë vetëm të dhëna statistikore (gjini, moshë, statusi i kërkesës, data e aplikimit etj). Këto të dhëna ndahen me partitë politike, organizatat joqeveritare shqiptare dhe të huaja, si dhe organizatat ndërkombëtare” thotë Komisioni.

Por, nga i morën forcat politike apo kandidatët numrat e telefonit apo adresat e e-mailit?! KQZ i përgjigjet kësaj pyetje se “është përdorur numri personal dhe e-maili vetëm për qëllime të regjistrimit dhe se KQZ nuk mban kontakte me asnjë parti, forcë politike apo kandidat për deputet”.

Pyetja e fundit që Fiksi i drejtoi Komisionit ishte se çfarë masash ka marrë KQZ për këtë fenomen? “Platforma garanton sigurinë në nivelin më të lartë dhe verifikon identitetin e shtetasve që aplikojnë si votues nga jashtë vendit”.

Nëse nuk ua ka dhënë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, nga i morën të dhënat e qytetarit Ideal Mujo forcat politike dhe kandidati për deputet?! Sipas informacionit që disponon Fiks Fare, Platforma e Regjistrimit të Emigrantëve është ngritur nga KQZ disa muaj më parë. Në nëntor 2024, Komisioni akordoi një shumë prej 2.1 milionë eurosh për t’a krijuar. Ditët e fundit, institucioni që kontrollon dhe numëron votën, hapi një tjetër procedurë, me vlerë 1.1 milionë euro, për suport dhe përditësime të kësaj platforme.

Lexo dhe...  FOTOT/ Alarm në Europë për pluhurin afrikan! 180 mijë tonë rërë mbuluan qiellin e Zvicrës. Nesër në Shqipëri pritet…

Pavarësisht se paratë nuk kanë munguar, emigrantët kanë akuza se të dhënat e tyre janë “shitur”! Ashtu siç ka ndodhur rëndom në të kaluarën me institucionet e tjera, që kanë publikuar të dhënat personale të qytetarëve që jetojnë dhe punojnë në Shqipëri; si pagat, numrat e telefonit, gjendja gjyqësore apo edhe kalimet kufitare!

Top Channel

(Vizituar 6 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share