Aksidentohet rëndë 4-vjeçari në aksin Klos-Burrel-Çkemi News

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

 


Një i mitur është aksidentuar rëndë këtë mbrëmje në aksin rrugor Klos-Burrel.

4-vjeçari është përplasur nga një furgon që drejtohej nga një 52-vjeçar. Ky i fundit, sipas policisë, humbi kontrollin e mjetit dhe doli jashtë rrugës, duke goditur fëmijën, që aktualisht po transportohet drejt Spitalit të Traumës.

Lexo dhe...  Lajmi Fundit; Shpërthim me tritol në Vlorë, lënda plasëse i vendoset një biznesi-Çkemi News

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

Ky është aksidenti i disatë që raportohet këtë të enjte. Më herët, shoferi i një automjeti në Bulqizë, po ashtu humbi kontrollin, duke përplasur për vdekje një këmbësore.

Ndërkohë, një aksident i rëndë ndodhi gjatë natës së kaluar në Fushë Prezë, ku një makinë u përplas me një betoniere dhe më pas shpërtheu në flakë. Për pasojë, humbën jetën tragjikisht shoferi dhe tre pasagjerët që ndodheshin në mjetin tip “Benz”.

(Vizituar 51 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share