Tag: Euro 2024

Asllani: E pata të vështirë që të kapja kapitenin e tyre! Te Interi dua që të…
Te Fundit

Asllani: E pata të vështirë që të kapja kapitenin e tyre! Te Interi dua që të…

Ishte ndeshje shumë e vështirë, patëm fat që Çekia doli me 10 lojtarë. Kemi bërë lojë shumë të mirë, nga fundi i pjesës së parë u tërhoqëm shumë, folëm dhe e korrigjuam. Kemi gjëra për të korrigjuar akoma dhe duhet të jemi perfekt.   Futbollit asnjëherë nuk i dihet, do shkojmë Moldavi dhe do të bëjmë lojën tonë, siç kemi bërë në çdo ndeshje.   Çekët ishin shumë të gjatë, e pata të vështirë që të kapja kapitenin e tyre. Sot jam i lumtur se e kam bërë mirë detyrën.   Te Interi është një lojtar shumë i fortë si Çalhanoglu. Këtë vit dua të marr më shumë minuta. Po punoj më shumë dhe në fazën difensive. Dua që minutat që do më jepen t’i shfrytëzoj më shumë. Në futboll të gjithë duan minutat, e dinë se çfarë lojtarësh janë atje, kemi qenë në finale të Champions, duhet të punoj vetëm...
Ramadani tregon rrugëtimin drejt ëndrrës…
Ckemi

Ramadani tregon rrugëtimin drejt ëndrrës…

Natë e madhe për të gjithë, tre pikë shumë të mëdha se jemi futur për të fituar ndeshjen, jo për barazim apo mbrojtur. Kur bëmë golin, ata e morën pak lojën në kontroll normalisht se do të sulmojnë, por është natë e madhe për shqiptarët anembanë botës ku janë. Edhe për familjen time, e përqafova babain se ishte i lumtur por më tha ka mbetur edhe në ndeshje, nuk ka mbaruar akoma. Sot para ndeshjes fola me Ajetin e Gjimshitin, u kam thënë unë isha duke luajtur në Kosovë kur ishit ju në Europian. Por u thashë ishalla po e bëj edhe unë. Kur erdha në fillim atëherë në Shqipëri pata vështirësi pak me dokumentet, luajta me Partizanin B por aty më bëri më të fortë se mësova shumë. Suksesi i ekipit? Tani e njohim shumë mirë njëri-tjetrin, si ekip jemi shumë kompakt. Ata nuk kishin shan...
Arkitekti I Shqipërisë: Silvinjo me “këmbë në tokë”- Kemi dhe dy finale
Albania

Arkitekti I Shqipërisë: Silvinjo me “këmbë në tokë”- Kemi dhe dy finale

Trajneri i Kombëtares, Sylvinho, thotë se me Çekinë, ekipi shqiptar ka bërë një hap të rëndësishëm, por nuk ka mbaruar akoma asgjë pasi shton se janë dhe 2 ndeshje të tjera. “Kemi bërë një hap shumë të rëndësishëm, por nuk ka mbaruar asgjë. Ndeshja e rëndësishme, fitorja e rëndësishme. Garë perfekte, por nuk ka mbaruar dhe vendoset gjithçka në Nëntor.” Trajneri Sylvinho ka falenderuar së pari tifozët e shumtë në numër që mbështetën Kombëtaren Shqiptare. “Së pari falenderoj tifozët, ishin shumë e shumë shqiptarë që na mbështetën. Gara ishte shumë e vështirë, fizike, por mendoj se ne kemi bërë një ndeshje të shkëlqyer.” Pavarësisht fitores me 3 gola avantazh, trajneri Sylvinho thotë se Çekia është një skuadër e fortë dhe nëse ata nuk do të penalizoheshin me karton të kuq, do të i...
Hysaj: Ndeshje perfekte
Ckemi

Hysaj: Ndeshje perfekte

Hysaj foli për mediat menjëherë pas sfidës së fituar 3-0 ndaj Çekisë. “Besoj që ka qenë një ndeshje perfekte me rastet që kishim dhe vullnetin e gjithë lojtarëve. Kemi qenë të gjithë të bashkuar si stoli edhe ata në fushë. Këtë e kam menduar pas dështimit që patëm herën e kaluar. Po shikoja grupin që kishim dhe më vinte keq që nuk po arrinim maksimumin. Ky grup ka shumë kualitet, fantastik dhe shpresoj të kemi arritje më të mëdha. Rrugëtimi i parë ishte fantastik, ndjenja e parë dhe e bukur. Tani normal është pak shpejt pasi na duhen edhe 2 pikë, por nëse e arrijmë do të festojmë të gjithë bashkë” – tha ai.
Jasir Asani: Kemi besim se do të shkojmë në Euro 2024
Shqiperia Do Te Behet, Sport

Jasir Asani: Kemi besim se do të shkojmë në Euro 2024

Jasir Asani ngriti peshë tifozat e Kombëtares kur shënoi golin e parë në minutën e 10-të. Në një prononcim për median ai pranoi se minutat e para ishin të vështira por më pas loja ishte në anën e tyre. “Minutat e para ishin të vështira. Jam mirënjohës për tërë jetën për Sylvinho. Me këtë grup po bëjmë gjëra shumë të mëdha. Kemi besim se do shkojmë në Euro 2024”, tha ai. Pas ndeshjes foli edhe Ylber Ramadani, që e nisi titullar ndeshjen. “Është natë e madhe për të gjithë dhe janë tre pikë shumë të rëndësishme, u futëm për të fituar dhe jo barazuar. Kur shënuam ata sulmuan sepse ishin të dytët në grup, por për ne është një mbrëmje e madhe. Përqafova babin dhe më tha se ka mbetur edhe një ndeshje. Sot para ndeshjes fola me Ajetin dhe Gjimshitin, i thashë se unë luaja në Kosovë kur...
Seferi: Kombëtarja është një për të gjithë
Shqiperia Ime

Seferi: Kombëtarja është një për të gjithë

Autori i dy golave ndaj Çekisë, Taulant Seferi doli për mediat pas fitores 3-0 me Çekinë. “Më së pari jam i lumtur për fitoren. Një fitore të rëndësishme për kombëtaren tonë. Jam shumë i lumtur për dy golat pasi kisha kohë që nuk shënuar për kombëtare. Shumica nuk kanë besuar te unë dhe falenderoj trajnerin që më dha besim dhe me ndihmën e zotit që ua shpërbleva të gjithëve. Unë jam një njeri i thejshtë dhe sot iu përgjigja të gjithëve në fushë. Jam shumë i lumtur. Unë e kam patur një periudhë shumë të keqe ku kam qenë i dëmtuar 3 vite. Bëra një supersezon dhe bëra gabim që ika në një ekip që luante për mbijetesë. Ato do t’i ftoj në Gjermani që të më shohin. Kombëtarja është një, tifozët bëhen bashkë si të Tiranës, edhe të Partizanit. Unë jam i lumtur që i kam bërë të lumtur dhe s...
Arbnor Muja: Goli i 4-rt do të ishte qershia mbi tortë
Ckemi

Arbnor Muja: Goli i 4-rt do të ishte qershia mbi tortë

Arbnor Muja gjeti golin e tij të parë me Kombëtaren shqiptare, por ishte VAR-i që i prishi festën sulmuesit kuqezi. Gjithsesi ai u shpreh se është i lumtur për fitoren e skuadrës dhe se tashmë janë shumë afër Europianit.“I lumtur për fitoren. Sa i përket golit do ishte ‘qershia mbi tortë’, por prapë i lumtur jam me fitoren. Mendoj se viti fillimisht ka qenë fantastik duke u shpallur kampion dhe më vonë në Champions. Sa i përket kombëtares duhet të falënderoj grupin, stafin që më kanë bërë të ndihem si në shtëpi. Lojtarët kanë zemër, jemi një grup, nuk ka dallim dhe ndihem i lirë të shprehem. Shkova te gjyqtari kryesor duke e pyetur çdo sekondë a është gol. Reagimi i tyre ishte çështje centimetrash. Isha pak i zhgënjyer, por rëndësi ka që fituam dhe jemi më afër Europianit”, u shpr...