
Ishte ndeshje shumë e vështirë, patëm fat që Çekia doli me 10 lojtarë. Kemi bërë lojë shumë të mirë, nga fundi i pjesës së parë u tërhoqëm shumë, folëm dhe e korrigjuam. Kemi gjëra për të korrigjuar akoma dhe duhet të jemi perfekt.
Futbollit asnjëherë nuk i dihet, do shkojmë Moldavi dhe do të bëjmë lojën tonë, siç kemi bërë në çdo ndeshje.
Çekët ishin shumë të gjatë, e pata të vështirë që të kapja kapitenin e tyre. Sot jam i lumtur se e kam bërë mirë detyrën.
Te Interi është një lojtar shumë i fortë si Çalhanoglu. Këtë vit dua të marr më shumë minuta. Po punoj më shumë dhe në fazën difensive. Dua që minutat që do më jepen t’i shfrytëzoj më shumë. Në futboll të gjithë duan minutat, e dinë se çfarë lojtarësh janë atje, kemi qenë në finale të Champions, duhet të punoj vetëm dhe në stërvitje. Shpresoj në nëntor të shënoj unë, u shpreh Asllani.
