
Natë e madhe për të gjithë, tre pikë shumë të mëdha se jemi futur për të fituar ndeshjen, jo për barazim apo mbrojtur. Kur bëmë golin, ata e morën pak lojën në kontroll normalisht se do të sulmojnë, por është natë e madhe për shqiptarët anembanë botës ku janë. Edhe për familjen time, e përqafova babain se ishte i lumtur por më tha ka mbetur edhe në ndeshje, nuk ka mbaruar akoma.
Sot para ndeshjes fola me Ajetin e Gjimshitin, u kam thënë unë isha duke luajtur në Kosovë kur ishit ju në Europian. Por u thashë ishalla po e bëj edhe unë.
Kur erdha në fillim atëherë në Shqipëri pata vështirësi pak me dokumentet, luajta me Partizanin B por aty më bëri më të fortë se mësova shumë.
Suksesi i ekipit? Tani e njohim shumë mirë njëri-tjetrin, si ekip jemi shumë kompakt. Ata nuk kishin shanse, pas golit me dorë nuk bënë asgjë. Kemi cilësi të mirë në ekip dhe na bën shumë mirë, tha Ramadani për “SuperSPort” pas sfidës.
