Futboll

Fitorja e parë në krye të Anglisë, Tuchel flet për Shqipërinë: Kundërshtar i vështirë për t’u thyer-Çkemi News
Aktualitet, Futboll

Fitorja e parë në krye të Anglisë, Tuchel flet për Shqipërinë: Kundërshtar i vështirë për t’u thyer-Çkemi News

  Thomas Tuchel e nisi me fitore aventurën e tij te Anglia, duke triumfuar përballë Shqipërisë me rezultatin 2-0 në Kualifikueset e Botërorit 2026. Tekniku gjerman quajti ekipin kuqezi si një skuadër të vështirë për t’u thyer në mbrojtje, teksa nuk i kurseu elozhet për lojtarët e tij. “Ne mund të bëjmë më mirë, duhet të bëjmë më mirë. Filluam mirë, kishim shtatë e tetë minuta me posedim 100% të topit me shumë pasime dhe energji të lartë. Kundërshtari ishte i vështirë për t’u thyer pasi mbrojti në një bllok të thellë. Pjesa e dytë, ndjeva se ishim shumë të ngadaltë dhe në përgjithësi nuk iknim mjaftueshëm te topi për të kaluar prapa vijës. Myles Lewis-Skelly? Lojtar i mrekullueshëm. Personaliteti i ma...
Zvicra i këput kokën të gjithëve, eliminon Francën dhe prek çerekfinalet (VIDEO)
Futboll

Zvicra i këput kokën të gjithëve, eliminon Francën dhe prek çerekfinalet (VIDEO)

Kombëtarja e Zvicrës ka kaluar në fazën çerekfinale të  Euro 2020 teksa e ka mposhtur Kombëtaren e Francës pas ekzekutimit të penalltive me rezultat 5-4, shkruan Albeu.com. Rezultati pas 90 minutave të para ishte 3-3 dhe që nuk ndryshoi pas 30 minutave vazhdime. Në çerekfinale Zvicra përballet me Spanjën. Ndërkohë, Kylian Mbappe  humbi penalltinë vendimtare që i kushtoi eliminimin Francës. /albeu.com/ PENALLTITË: 10- Gjuan Mbape- humbet. 9- Gjuan Mehmedi- shënon. 8- Gjuan Kimpembe- shënon. 7- Gjuan Vargas- shënon. 6- Gjuan Thuram- shënon. 5- Gjuan Akanzhi- shënon. 4- Gjuan Zhiru- shënon. 3-Gjuan Shar-shënon. 2- Gjuan Pogba- shënon. 1- Gjuan Gavranoviç – shënon.
Hoqi shishet ‘Coca-Cola’/ Ronaldo i shkakton kompanisë humbje 4 miliardë dollarë
Futboll

Hoqi shishet ‘Coca-Cola’/ Ronaldo i shkakton kompanisë humbje 4 miliardë dollarë

Cristiano Ronaldo përbën lajm jashtë fushave të blerta. CR7-ta ka tërhequr vëmendjen botërore për shkak se hoqi dy shishe “Coca-Cola” nga tavolina e tij në konferencën për shtyp prag ndeshjes me Hungarinë, raporton SYRI.net. “Goal” shkruan se ky veprim i ka shkaktuar një dëm 4 miliardë dollarësh kompanisë Coca-Cola. Para se Ronaldo të bënte këtë veprim, vlera e kompanisë llogaritej në shifrën e 242 miliardë dollarëve dhe më pas ra me 1.6% në 238 miliard dollarë. Ylli portugez është fans i dietave të shëndetshme duke e treguar me formën e jashtëzakonshme që po kalon në moshën 36 vjeçare. Në momentin kur hoqi shishet, Ronaldo tha: “Pini ujë!”
Ronaldo vijon të shkruajë historinë, Portugalia e nis mbarë ndaj Hungarisë
Futboll

Ronaldo vijon të shkruajë historinë, Portugalia e nis mbarë ndaj Hungarisë

Portugalia kampione në fuqi e Europës, ka debutuar me fitore në Euro 2020, pasi ia ka dalë të triumfojë me rezultatin 0-2 përballë Hungarisë në sfidën e zhvilluar në praninë e rreth 60 mijë tifozëve në “Ferenc Puskas” të Budapestit. Vëmendja maksimale në këtë takim ishte pikërisht te ylli portugez Cristiano Ronaldo, i cili u bë lojtari i vetëm që luan në 5 Europianë të ndryshëm dhe njëkohësisht futbollisti me më shumë ndeshje në këtë kompeticion. Megjithatë pavarësisht një pjese të parë të mirë të luzitanëve, CR7 zhgënjeu në pjesën e parë, duke humbur edhe një rast flagrant, pasi u shërbye brenda zonës dhe me portën e boshatisur gjuajti keq, duke dërguar topin jashtë.         Pjesa e dytë nisi më mirë për Hungarinë, që gjeti edhe golin e avantaz...
E dashura shpërtheu në lot, pamje prekëse nga incidenti me Eriksen në fushë (FOTO LAJM
Futboll

E dashura shpërtheu në lot, pamje prekëse nga incidenti me Eriksen në fushë (FOTO LAJM

     Ataku që pësoi mesfushorin danez, Kristian Eriksen, mbrëmjen e djeshme në fushë ka tronditur botën e futbollit. Eriksen qëndroi për disa minuta pa ndjenja, ndërsa mjekët i kanë bërë arrest kardiak.       Në stadium ka qenë edhe gruaja e Eriksen, e cila mes lotëve ka zbritur në fushë të shohë gjëndjen e së shoqes.Ajo është ngushëlluar nga futbollistët danezë, të cilët janë përpjekur ta qetësojnë. Për fat Eriksen pas disa minutash i ka hapur sytë dhe është dërguar në spital. Gjendja e tij do të monitorohet minutë pas minute, pasi ende nuk dihet nëse ka dalë nga rreziku për jetën.
Belgjika e nis Euro 2020 me një fitore të thellë ndaj Rusisë
Futboll

Belgjika e nis Euro 2020 me një fitore të thellë ndaj Rusisë

Pas një pasditeje të turbulluar dhe tronditëse për botën e futbollit për shkak të gjendjes së Christian Eriksen, dita e dytë e Evropianit u mbyll me sfidën mes Belgjikës dhe Rusisë. Në Krestovsky Stadium të Shën Pjetërburgut, skuadra belge e Roberto martinez fitoi ndaj të zotërve të shtëpisë, Rusisë me rezultatin e pastër 3-0 Belgjika e dominoi pjesën e parë të cilën e mbylli me avantazhin 2-0. Romelu Lukaku ishte ai që zhbllokoi rezultatin në minutën e dhjetë pasi përfitoi edhe nga një gabim në largimin e topit të mbrojtësit rus Semenov. Një gol të cilin sulmuesi ia dedikoi shokut të tij të skuadrës te Interi, Christian Eriksen që në sfidën e pasdites ndaj Fnlandës humbi ndjenjat në fushën e lojës duke u dërguar më pas në spital Në minutën e 34 ishte Meunier që ndëshkoi ...