Një himarjote në Athinë hap Mësonjëtoren e Gjuhës Shqipe: Flasim vetëm shqip në familje…! | Çkemi News
Boralda Petromilo Papajani është mësuese e gjuhës shqipe në dy shkolla në Athinë. Ajo bashkë me koleget e saj hapën Mësonjëtoren e Gjuhës Shqipe në Athinë, për fëmijët shqiptarë që duan të mësojnë për gjuhën e kombit të tyre, gjuhën e nënës. Mësuese Bora e ftuar në emisionin Shqip nga Rudina Xhunga në DritareTV tregoi se si i hapën 7 klasa të mësimit të gjuhë shqipe, për mbi 130 nxënës shqiptarë të Greqisë.
“Ne japim mësim në dy shkolla publike në fundjavë. Puna jonë është vullnetare, nuk paguhemi. Ne arritëm sivjet që të japim mësim në shkolla publike që është shumë e vështirë. Ne marrim leje te drejtori i shkollës dhe fëmijët që duan të mësojnë shqip vijnë pasdite në shkollë dhe mësojnë për gjuhën e tyre. Kjo bëhet në fundjavë.
Ne na kanë ndihmuar shumë edhe drejtorët e dy...








