Tag: Himara.Al

Fiks Fare/ E moshuara: Bollano i Omonias do të më vjedhë pronën. Familja kërcënon gazetarët: Do t’ju thyejmë kamerën!-Çkemi News
Albania

Fiks Fare/ E moshuara: Bollano i Omonias do të më vjedhë pronën. Familja kërcënon gazetarët: Do t’ju thyejmë kamerën!-Çkemi News

Një e moshuar nga Himara i është drejtuar Fiks Fare se familja e Niko Bollanos, i cili mbështetet nga OMONIA në Himarë, po tenton që t’i marrë një pronë të vjehrrit të saj. Sose Dhima thotë se kalvari ka nisur 8 vite më parë, kur i ka vdekur edhe bashkëshorti. Në momentin që Fiksi po xhironte në parcelën objekt konflikti, afrohen të afërmit e z. Niko Bollano, nusja e djalit, djali dhe gruaja e tij, dhe kërkojnë që Fiksi të largohet se “është pronë e tyre”. Madje, lajmërojnë edhe policinë, e cila pasi vjen thotë se “ata s’ndajnë prona dhe do të pezullojnë çdo punim deri sa të zgjidhet konflikti nga institucionet e tjera”. 75-vjeçarja: Bollano i OMONIA-s po më vjedh pronën! Fiksi udhëtoi në Himarë, me kërkesë të zonjës Sose Dhima. Ajo thotë se vjehrri i saj i ka lënë një pronë...
Në fjalimin e parë si eurodeputet, Fredi Beleri ‘nxin’ Shqipërinë: Reformat po kthehen në ‘bomba totalitare’! -Çkemi News
Albania

Në fjalimin e parë si eurodeputet, Fredi Beleri ‘nxin’ Shqipërinë: Reformat po kthehen në ‘bomba totalitare’! -Çkemi News

  Fredi Beleri, i dënuar në Shqipëri për korrupsion zgjedhor, ndërsa në Greqi u zgjodh si euro-deputet i Nea Demokracia, partisë së Kryeministrit Kyriakos Mitsotakis, ka mbajtur fjalimin e tij të parë si europarlamentar në seancën e Parlamentit Europian që po zhvillon punimet në Strasburg. Duke i kujtuar kolegëve në sallën e Parlamentit dhe ishte zgjedhur si eurodeputet grek i pakicës të një vendi të BE-së, por i lindur në Shqipëri, një vend që aspiron familjen europiane, Beleri tha se Shqipëria po i largohet parimeve europiane. Madje Beleri shprehet se reformat në Shqipëri po kthehen në “bomba totalitare” për themelet e shtetit demokratik. Kuptohet që Fredi Beleri i ka përqëdnruar kritikat veçanërisht te institucionet e drejtësisë, SPAK dhe GJKKO, që e dënuan pena...
Lajmi Fundit; Media greke lëshon bombën: Beleri i lidhur me MAVI! Si u tentua vrasja e dy deputetëve shqiptarë në Athinë-Çkemi News
Albania

Lajmi Fundit; Media greke lëshon bombën: Beleri i lidhur me MAVI! Si u tentua vrasja e dy deputetëve shqiptarë në Athinë-Çkemi News

Media greke EfSyn me anë të një shkrimi, shprehet se eurodeputeti tashmë grek Fredi Beleri ka lidhje me organizatën ekstremiste helene, MAVI. Në artikull është dhe fotoja e Belerit, kur ai është arrestuar nga shteti grek. Po ashtu, në shkrim përmendet edhe tentativa e vrasjes të dy politikanëve shqiptarë, Vangjel Tavo dhe Anastas Angjeli, me akuzën se punojnë për interesin e Shqipërisë. Artikulli: Një histori ‘e harruar’ e vitit 2001 me implikime shumë aktuale. Zhvillimet e fundit në Shqipëri i japin një aktualitet befasues një akti terrorist që ndodhi në Athinë gati dy dekada e gjysmë më parë dhe për arsye “kombëtare” ishte në lajme në atë kohë. Ai rast meriton të mbahet mend, sepse tregon hipokrizinë e dënimit të dhunës politike nga e djathta greke dhe mediat e saj. Një s...
SPAK mbyll hetimet ndaj Jorgo Goros, i komunikon akuzën-Çkemi News
Aktualitet

SPAK mbyll hetimet ndaj Jorgo Goros, i komunikon akuzën-Çkemi News

  SPAK ka mbyllur hetimet ndaj ish-kryebashkiakut të Himarës Jorgo Goro. Siç raporton gazetarja e Klan News Glidona Daci, Goros dhe personave të tjerë iu komunikuan zyrtarisht akuzat. Goro është marrë i pandehur për “shpërdorim detyre” dhe “fshehje pasurie”. Kujtojmë se Goro u arrestuamë 23 mars të këtij viti pasi akuzohet se në dy episode të ndryshme, në cilëinë e kryetarit të bashkisë Himarë, ka përcjellë pranë organeve kompetente dokumenta të falsifikuara. Gjë e cila më pas ka bërë të mundur regjistrimin e një sipërfaqeje toke bujqësore (në pronësi të shtetit) në favor të subjektit privat. Gjithë procesi është kryer në bashkëpunim me Drejtorin e Drejtorisë së Mbrojtjes dhe Menaxhimit të Tokës. Prokuroria e Posaçme thekson po ashtu se Goro në bashkëpunim...
Janullatos takoi Belerin në burg, Ardit Bido publikon dokumentin: Si u bë diplomat grek kryepeshkopi, kur ligji përcakton vetëm shërbimin diplomatik dhe atë sekret?-Çkemi News
Te Fundit

Janullatos takoi Belerin në burg, Ardit Bido publikon dokumentin: Si u bë diplomat grek kryepeshkopi, kur ligji përcakton vetëm shërbimin diplomatik dhe atë sekret?-Çkemi News

Studiuesi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Ardit Bido, në një postim në rrjetet sociale ka publikuar një dokument, që sipas tij tregon se Kryepeshkopi Ortodoks Anastas Janullatos ka pasaportë greke. Bido shkruan se Kryepeshkopi ka takuar eurodeputetin Fredi Beleri për këtë arsye në qeli, ndërsa pyet se si u bë diplomat grek Kryepeshkopi, kur ligji përcakton vetëm shërbimin diplomatik dhe atë sekret? Postimi i plotë i Ardit Bidos A e di ti që kryepeshkopi Anastas është diplomat grek në pashaportë? Për këdo që pyet pse Kryepeshkopi Anastas pranon e viziton vetëm të burgosurin Beleri dhe jo Dakon, Goron, Kokën e çdo politikan tjetër ortodoks që kalon të njëjtat vështirësi, ndoshta nuk e ka parë asnjëherë këtë dokument, pasaportën e tij diplomatike greke, që në fakt e ka vendos...
Ngjarje e rëndë në një fast-food në Himarë, 27-vjeçari nga Tirana plagos me thikë kolegun e tijë-Çkemi News
Albania

Ngjarje e rëndë në një fast-food në Himarë, 27-vjeçari nga Tirana plagos me thikë kolegun e tijë-Çkemi News

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Himarë, ku 27-vjeçari me inicialet E. Sh., i cili punonte në një fast-food, ka plagosur me thikë kolegun e tij. Sherri ka nisur për motive të dobëta, teksa 29-vjeçari me inicialet A.M. ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Komisariati i Policisë Himarë ka referuar materialet në Prokurori dhe raporton se po punohet për kapjen e autorit.
“Është problem i madh…”/ Studiuesi i bindur: Në jug grekët po bëjnë gjithçka që të na “rrëmbejnë” fshatrat-Çkemi News
Albania

“Është problem i madh…”/ Studiuesi i bindur: Në jug grekët po bëjnë gjithçka që të na “rrëmbejnë” fshatrat-Çkemi News

Skip to content Premtime për pensione, pasaporta greke e benefite të tjera, synojnë të arrijnë qëllimin që sa më shumë banorë të fshatrave Himarë, Dhërmi, Qeparo të deklarohen qoftë vetëm për një moment me kombësi greke. Pikërisht në momentin kur të pyeten nga intervistuesit e censit. A do të arrijnë dot grupet e punës së asosacionit të minoritetit të çojnë në 20% shifrën e banorëve që deklarojnë shtetësi greke në ato fshatra që synohet t’i shtohen listës së minoritetit? Studiuesi Ardit Bido ka deklaruar për “Top Story” se në Shqipëri kemi 99 fshatra që janë me shumicë greke, të cilat nuk shtrihen vetëm në Finiq dhe në Dropull. Sipas Bidos, problemi më i madh janë tentativat për të prodhuar artificialitet. Studiuesi ...
“Ka pasur diskutim që zgjedhjet të bojkotoheshin”/ Opozita e priste dështimin në Himarë, Dhuli zbardh prapaskenat: Më mirë humbje në betejë, sesa…-Çkemi News
Albania

“Ka pasur diskutim që zgjedhjet të bojkotoheshin”/ Opozita e priste dështimin në Himarë, Dhuli zbardh prapaskenat: Më mirë humbje në betejë, sesa…-Çkemi News

Juristi Skerdjan Dhuli, në një lidhje live në News24 ka komentuar fitoren e Vangjel Dules në Himarë. Dhuli tha se ka pasur diskutime në koalicionin Bashkë fitojmë që zgjedhjet të bojkotoheshin. Ai u shpreh se pas diskutimeve, ka fituar krahu që mendonte se në zgjedhje duhej të shkohej. Sipas tij, opozita do i dalë përballë Ramës dhe nuk do të pranojë humbje në tavolinë. Skerdjan Dhuli: SPAK ka punë me institucionin e Bashkisë Himarë. Duhet një SPAK më vete vetëm për të hetuar grabitjet e pronave në bregdetin e Himarës. Kemi sot në burg Jorgo Goron, kemi edhe z Arqile Bollano që është në derë në burgut. Himara ka problematika me dosjet, me pronat. U ushtrua terror në 36 zonat e votimit. Edhe bizneset në zonë kanë qenë të shantazhuara. Gjithë shteti u mor vetëm me Bashkinë e Himarës. ...