Himara pa kryetar, ja kush drejton pas Goros! Kryebashkiaku i arrestuar dha sot dorëheqjen: Absurde akuza ndaj meje

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

Prej së hënës bashkia e Himarës nuk ka më as kryetarin në detyrë. Jorgo Goro u arrestua ditën e shtunë dhe ndodhet në paraburgim.

Ndërsa prej majit të vitit të kaluar, edhe kryebashkiaku i zgjedhur Fredi Beleri ndodhet në burg. E gjithë kjo situatë ka sjellë një paqartësi në bashkinë që duhej të përgatitej për sezonin e ri turistik që pritet të jetë shumë më i vrullshëm se një vit më parë. Drejtuesja juridike e bashkisë shpjegon se si po veprohet

Lexo dhe...  FOTO/ Mediat e huaja “jehonë” arrestimit të Ilir Metës: Ja akuzat ndaj ish-presidentit shqiptar-Çkemi News

Puna në bashki vijon për aq sa mund të mbulohet nga nëpunësit civil dhe nga urdhër- delegimi që ka sekretari i përgjithshëm në lidhje me vijimin e procedurave administrative“-shprehet  Kleli Muharemi, drejtore juridike e bashkisë Himarë.

Lexo dhe...  96 orët që po ndryshojnë Shqipërinë”, Lorenc Vangjeli zbulon të pathënat e operacionit të SPAK

Bashkia ka dy nënkryetarë që në mungesë të kryetarit vijojnë punën sipas urdhrave të dhëna më herët. Pervin Gjikuria, një nga nën kryetarët pret një zgjidhje nga strukturat më të larta

Kjo është diçka e cila nëse do zgjatet më shumë seç duhet, mund të sjellje probleme. Nuk besoj se kjo gjë do të ngelet në ajër, Himara është maja e shpatës së turizmit”-shprehet Pervin Gjikuria, nënkryetar i bashkisë së Himarës.

Ndërsa nënkryetari shpjegonte zgjidhjet e përkohshme, Jorgo Goro njoftoi se kishte dhënë dorëheqjen nga detyra. Kryetari i këshillit bashkiak të Himarës Dhimitër Kapaj shpjegon se çfarë ndodh më tej.

Lexo dhe...  Ekskluzive/ Rama ultimatum deputetëve të PS: Lini mandatin, pastaj bëni avokati publike për këdo. Asnjë koment cenues për SPAK-Çkemi News

Dy nënkryetarët që janë në detyrë do votohen, kush do votohet nga ata do marrë drejtimin deri në zgjedhjet e reja“-shprehet Dhimitër Kapaj, kryetar i këshillit bashkiak Himarë.

Lexo dhe...  SPAK i tha “Jo” komisionit “Xhafaj”/ Reagon kreu i grupit të PD: Intimidimet ndaj prokurorisë, nuk e shpëtojnë dot Qeverinë

Jorgo Goro u arrestua të shtunën e kaluar me urdhër të SPAK dhe këtë të mërkurë ai dha zyrtarisht dorëheqjen nga detyra. Ai shërbej në krye të bashkisë për 12 vite e 10 muaj, ai thotë se gjithçka ndaj kundër tij është një marrëzi qesharake dhe e rrezikshme e ngritur si kurth ndërshtetëror nga spekulantë të djallëzuar. Po sot Goro është dërguar në spitalin e burgut për shkak se nuk është ndjerë mirë me shëndet.

(Vizituar 210 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share