Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka takuar në Himarë babanë e Fredi Belerit, Petro Belerin.

Meta shprehet se djali i Petro Belerit, kandidati fitues Fredi Beleri u rrëmbye nga banda në pushtet, me qëllim grabitjen e pronave të himariotëve.

Postimi i kreut të PL, Ilir Meta:

Lexo dhe...  “Jeta e Lumturisë” e Jak Gegaj dhe Fran Bakrugji - Një Hit që Pushtoi Zemrat e Shqiptarëve-Çkemi News

 

Jam sot në Himarë, pranë Petro Belerit, babait të të rrëmbyerit politik nga banda në pushtet, që e ka rrëmbyer pikërisht për të rrëmbyer pronat e himariotëve në mënyrë që të pastrohen paratë e drogës dhe krimit të organizuar.

Lexo dhe...  Beleri nuk kthehet më pas lejes”, paralajmëron Ngjela: Do tallen të gjithë me të, ja kush e ka fajin-Çkemi News

Himara do ja tregojë vendin edhe nga burgu, regjimit të pengmarrësve dhe do t’ua tregojnë gjithmonë siç ja u ka treguar osmanëve njëherë e një kohë dhe siç ja u ka të gjithë pushtuesve dhe zaptuesve.

Lexo dhe...  Histori shqiptare/ Gruaja denoncon në emision kunatën: Familja e burrit më ka dhunuar sistematikisht

Nga e hëna do bëj kërkesën për të vizituar të rrëmbyerin politik në një vend anëtar të NATO-s, në një vend që synon të çelë negociatat me Bashkimin Europian dhe të anëtarësohet, në një vend ku mbretëron arbitrariteti dhe jo vullneti i qytetarëve dhe demokracia.

Çkemi News