Të veprohet ndaj horrave që mendojnë se kanë imunitet dhe mbrohen nga Greqia”, mbështetësi i Belerit pështyu Tavon, shpërthen Braçe: Himara shqiptare! Dilini për Zot shtetit

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

Deputeti, Erion Braçe

Deputeti socialist, Erion Braçe ka reaguar ashpër për ngjarjen e ndodhur gjatë mbledhjes së këshillit bashkiak të Himarës ku mbështetësit e Fredi Belerit tentuan të bllokonin mbledhjen dhe në një rast njëri prej të pranishmëve pështyu prefektin e qarkut të Vlorës, Vangjel Tavo.

Ai kërkoi që agjencitë ligjzbatuese të veprojnë dhe t’i dalin për Zot shtetit shqiptar duke nënvizuar se Himara është bashki shqiptare dhe se Tavo ishte i pranishëm në mbledhje si zyrtar i shtetit.

Lexo dhe...  Bilanc lufte nga sulmi terrorist në Gjermani, dyshohet për eksploziv të pashpërthyer në makinë. Autori nga Arabia Saudite-Çkemi News

“Vangjel Tavo ishte atje si prefekti i qarkut të Vlorës nën juridiksionin e të cilit është edhe bashkia shqiptare e Himarës. Pra ishte atje si përfaqësues i shtetit shqiptar. Ky akti i këtij pisit që duket nëvizeo që sulmon pështyn e fyen një zyrtar të shtetit shqiptar, duhet të marrë dënimin që ligji parashikon. 

Agjencitëligjzbatuese të këtij shteti ose t’i dalin për Zot shtetit shqipar ose ta lëshojnë si territory të këtyre pisave që duket sikur kanëfituar imunitetin sepse i mbron Greqia. Kjo gjë duhet të marrë fund”– shprehet ndër të tjera Braçe.

(Vizituar 137 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share