Tag: sociale

Aksidentohet rëndë 4-vjeçari në aksin Klos-Burrel-Çkemi News
Te Fundit

Aksidentohet rëndë 4-vjeçari në aksin Klos-Burrel-Çkemi News

  Një i mitur është aksidentuar rëndë këtë mbrëmje në aksin rrugor Klos-Burrel. 4-vjeçari është përplasur nga një furgon që drejtohej nga një 52-vjeçar. Ky i fundit, sipas policisë, humbi kontrollin e mjetit dhe doli jashtë rrugës, duke goditur fëmijën, që aktualisht po transportohet drejt Spitalit të Traumës. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit. Ky është aksidenti i disatë që raportohet këtë të enjte. Më herët, shoferi i një automjeti në Bulqizë, po ashtu humbi kontrollin, duke përplasur për vdekje një këmbësore. Ndërkohë, një aksident i rëndë ndodhi gjatë natës së kaluar në Fushë Prezë, ku një makinë u përplas me nj...
FOTO/ Katër të rinjtë u dogjën brenda makinës në Fushë-Prezë, pamjet e rënda nga vendngjarja, mjeti plotësisht i shkrumbuar-Çkei News
Albania

FOTO/ Katër të rinjtë u dogjën brenda makinës në Fushë-Prezë, pamjet e rënda nga vendngjarja, mjeti plotësisht i shkrumbuar-Çkei News

  Katër të rinj ndërruan jetë tragjikisht pas një aksidenti të rëndë në Fushë-Prezë disa minuta para mesnatës. Pas hetimeve rezultoi se automjeti që drejtohej nga shtetasi Enejdi Laçi, 25 vjeç dyshohet se është përplasur me automjetin betoniere të drejtuar nga Aleksandër Krrashi, 24 vjeç, i cili pas aksidentit ishte larguar nga vendi i ngjarjes.   Si pasojë e përplasjes automjeti është përfshirë nga flakët dhe drejtuesi i automjetit Enejdi Laçi, 25 vjeç dhe tre pasagjerët në mjetin e tij Erildi Laçi, 20 vjeç, Enrikejd Kurti, 24 vjeç dhe Andi Laçi, 22 vjeç janë djegur për së gjalli brenda mjetit. Drejtuesi i automjetit betoniere shtetasi Aleksandër Krrashi, 24 vjeç, i cili u largua nga...
SKANDAL/ Mbetjet spitalore të rrezikshme mbulohen me dhe në Mihaj të Koplikut-Çkemi News
Çmenduri

SKANDAL/ Mbetjet spitalore të rrezikshme mbulohen me dhe në Mihaj të Koplikut-Çkemi News

    Emisioni investigativ Fiks Fare ka trajtuar një rast shqetësues të ndotjes mjedisore në fshatin Mihaj të Koplikut, pas denoncimeve dhe videove që mbërritën në redaksi. Pamjet e shpërndara treguan mbetje spitalore të hedhura mes mbetjeve urbane, duke paraqitur një rrezik serioz për shëndetin e qytetarëve dhe për mjedisin. Gazetarët e Fiks Fare, për të verifikuar situatën, udhëtuan menjëherë drejt fshatit Mihaj dhe zbuluan se mbi grumbullin e mbetjeve ishin hedhur shtresa të tjera, në një përpjekje të dukshme për t’i fshehur ato. Një fadromë ishte parkuar disa metra larg, dhe, pas një hetimi më të thelluar, gazetarët zbuluan kartona dhe qese të mbushura me mbetje spitalore, duke vërtetuar se mbulimi i tyre ishte një veprim i qëllimshëm. ...
E rëndë/ E mitura bie në koma pas sfidës në Tik Tok (FOTO)-Çkemi News
Bota

E rëndë/ E mitura bie në koma pas sfidës në Tik Tok (FOTO)-Çkemi News

  Një vajzë 7-vjeçare nga Misuri SHBA, e quajtur Scarlett Selby, ra në koma pas një sfide virale TikTok. E mitura po kopjonte një sfidë që ajo kishte parë në TikTok dhe YouTube, ku njerëzit vendosin një kub stresues të bërë prej gome me një mbushje me polivinil alkool në frigorifer, e më pas e vendosin në mikrovalë për disa sekonda për ta bërë më të lakueshëm.   Ky eksperiment në dukje i padëmshëm shkoi keq, pasi lodra xhelatinoze shpërtheu, duke djegur fytyrën dhe kraharorin e vogëlushes. Prindërit dëgjuan britmat e dhimbshme të 7-vjeccares dhe vrapuan që ta ndihmonin. Babai dhe nëna e saj, Amanda Blankenship, e çuan vajzën e tyre në Spitalin e Fëmijëve. Ajo ishte në aq shumë agoni saqë ishte ende duke bërtitur nga dhimbja edhe pas mbërritjes. Pas...
Aksident i shumëfishtë në Fier, përplasen gjashtë makina, pamje nga vendi i ngjarjes-Çkemi News
Lajme

Aksident i shumëfishtë në Fier, përplasen gjashtë makina, pamje nga vendi i ngjarjes-Çkemi News

  Një aksident i shumëfishtë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin Fierit. Top Channel mëson se gjashtë automjet janë përfshirë në aksident. Fatmirësisht nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale. Dy prej automjeteve po udhëtonin me shpejtësi të lartë dhe u ka dalë një tjetër makinë nga kryqëzimi që u ka prerë rrugën. Tre automjetet e tjera kanë qenë të parkuara.
Tragjedi në Maqedoninë e Veriut! Shkon në 59 numri i vdekurve pas zjarrit në klubin e natës, 155 të plagosur,18 në gjendje kritike-Çkemi News
Bota

Tragjedi në Maqedoninë e Veriut! Shkon në 59 numri i vdekurve pas zjarrit në klubin e natës, 155 të plagosur,18 në gjendje kritike-Çkemi News

  Të paktën 59 persona kanë vdekur në orët e vona të natës në qytetin lindor të Maqedonisë së Veriut, Koçan, si pasojë e shpërthimit të zjarrit në një klub nate. Numri i të plagosurve deri më tani është 155, ku një pjesë e tyre janë transferuar nga Koçani në klinikat në Shtip dhe Shkup. Nga numri i përgjithshëm i të shtruarve, 18 pacientë janë në gjendje kritike, tre prej të cilëve në Repartin e Kirurgjisë Pediatrike, shtatë në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit dhe tre në Spitalin e Vjetër të Qytetit. Viktimat nga zjarri që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në një klub nate në Koçan janë të moshës 14 deri në 25 vjeç, tha sot drejtoresha e Spitalit të Koçanit, Kristina Serafimova. Autoritetet ende nuk kanë...
Vuçiç reagon pas protestës së mijëra qytetarëve në Beograd: U hodhën miliona euro, mashtruan se unë u largova-Çkemi News
Aktualitet

Vuçiç reagon pas protestës së mijëra qytetarëve në Beograd: U hodhën miliona euro, mashtruan se unë u largova-Çkemi News

  Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiç, iu drejtua publikut nga Pallati i Serbisë për protestat e sotme të bllokuesve në Beograd, si dhe për çështje të tjera aktuale. “Ende ka disa dhjetëra njerëz në gjendje të dehur që po përpiqen të sulmojnë policët dhe të tjerët në Parkun Pionirski, prandaj ju kërkuam të vini në Pallatin e Serbisë. Para së gjithash, dua të shpreh kënaqësinë time që, në emër të të gjithë qytetarëve të Serbisë, u mbajt një protestë e madhe, me një energji të jashtëzakonshme negative, me zemërim dhe mllef të shprehur ndaj autoriteteve në RS, pa viktima apo lëndime të rënda”, tha Vuçiç. Sipas tij “tani është e qartë për njerëzit se një gënjeshtër nuk mund të fitojë, pavarësisht sa paguhet”. ...
Hajde këtu… bravo që ke ardh”/ Berisha premtim djalit të mitur: Gjyshi do t’ju hapë TikTok-un-Çkemi News
Aktualitet

Hajde këtu… bravo që ke ardh”/ Berisha premtim djalit të mitur: Gjyshi do t’ju hapë TikTok-un-Çkemi News

  Teksa kryedemokrati Sali Berisha po jepte deklaratën për mediat në fund të protestës, një djali i mitur iu afrua. Berisha ndërpreu fjalën dhe ftoi adoleshentin të afrohej pranë tij, duke i premtuar se rrjetin social TikTok do ta hapë në 12 maj, nëse fiton zgjedhjet. Gjyshi do të të çlirojë TikTok-unë në 12 maj Berisha: Hajde, hajde, bravo që ke ardhur. Djali: O Sali, o hero. Berisha: Gjyshi do ta hapë TikTok-un në 12 maj Djali: Jam nga Tropoja unë.