FOTO/ Katër të rinjtë u dogjën brenda makinës në Fushë-Prezë, pamjet e rënda nga vendngjarja, mjeti plotësisht i shkrumbuar-Çkei News

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

 

Katër të rinj ndërruan jetë tragjikisht pas një aksidenti të rëndë në Fushë-Prezë disa minuta para mesnatës.

Pas hetimeve rezultoi se automjeti që drejtohej nga shtetasi Enejdi Laçi, 25 vjeç dyshohet se është përplasur me automjetin betoniere të drejtuar nga Aleksandër Krrashi, 24 vjeç, i cili pas aksidentit ishte larguar nga vendi i ngjarjes.

Lexo dhe...  Konkurenti shtrin përtokë Renato Mekollin në emision: Ik more andej! (VIDEO)

 

Si pasojë e përplasjes automjeti është përfshirë nga flakët dhe drejtuesi i automjetit Enejdi Laçi, 25 vjeç dhe tre pasagjerët në mjetin e tij Erildi Laçi, 20 vjeç, Enrikejd Kurti, 24 vjeç dhe Andi Laçi, 22 vjeç janë djegur për së gjalli brenda mjetit.

Drejtuesi i automjetit betoniere shtetasi Aleksandër Krrashi, 24 vjeç, i cili u largua nga vendngjarja është shoqëruar në komisariat.

Gazetarja e Top Channel, Kleida Muka ka siguruar foton e makinës së shkrumbuar, ku humbën jetën 4 të rinjtë.

(Vizituar 58 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share