Tragjedi në Maqedoninë e Veriut! Shkon në 59 numri i vdekurve pas zjarrit në klubin e natës, 155 të plagosur,18 në gjendje kritike-Çkemi News

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

 

Të paktën 59 persona kanë vdekur në orët e vona të natës në qytetin lindor të Maqedonisë së Veriut, Koçan, si pasojë e shpërthimit të zjarrit në një klub nate.

Numri i të plagosurve deri më tani është 155, ku një pjesë e tyre janë transferuar nga Koçani në klinikat në Shtip dhe Shkup.

Nga numri i përgjithshëm i të shtruarve, 18 pacientë janë në gjendje kritike, tre prej të cilëve në Repartin e Kirurgjisë Pediatrike, shtatë në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit dhe tre në Spitalin e Vjetër të Qytetit.

Viktimat nga zjarri që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në një klub nate në Koçan janë të moshës 14 deri në 25 vjeç, tha sot drejtoresha e Spitalit të Koçanit, Kristina Serafimova.

Autoritetet ende nuk kanë treguar se si është përhapur zjarri dhe çfarë e ka shkaktuar atë.

Sipas mediave lokale, zjarri është përhapur nga mjetet piroteknike që janë përdorur gjatë një performance nga banda e famshme maqedonase DNA. Në kohën e shpërthimit dhe përhapjes së zjarrit, klubi ka qenë i mbushur me adoleshentë dhe të rinj.

(Vizituar 37 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share