Preket harta e Shqipërisë”/ PS vendos vijat e kuqe: Dropulli, Finiqi dhe Pusteci nuk preken nga Reforma Territoriale

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

Preket harta e Shqipërisë”/ PS vendos vijat e kuqe: Dropulli, Finiqi dhe Pusteci nuk preken nga Reforma Territoriale

Partia Socialiste ka vendosur tre bashki në qendër të debatit për Reformën Administrativo-Territoriale. Në raportin e Komisionit të Posaçëm Parlamentar theksohet se Dropulli, Finiqi dhe Pusteci nuk duhet të preken nga asnjë riorganizim territorial, pasi konsiderohen zona me rëndësi të veçantë për mbrojtjen e të drejtave të pakicave kombëtare.
Sipas dokumentit, në Shqipëri jetojnë rreth 65 mijë qytetarë të vetëdeklaruar si pjesë e pakicave kombëtare, ndaj çdo ndryshim i hartës administrative duhet të garantojë ruajtjen e identitetit kulturor, përfaqësimin vendor dhe të drejtat e tyre.

Lexo dhe...  Delvina, një qytet bosh sikur të ketë rënë bomba atomike -Çkemi News

Raporti nënvizon se reforma nuk mund të bazohet vetëm te kriteret ekonomike apo demografike, por duhet të marrë në konsideratë edhe historinë, traditat dhe karakteristikat e zonave ku jetojnë pakicat kombëtare. Për këtë arsye, propozohet që Dropulli, Finiqi dhe Pusteci të mbeten të paprekura, edhe në rast se numri i bashkive në vend do të reduktohet.

Lexo dhe...  Tragjike! U godit nga rrufeja teksa po qëndronte buzë detit, ndërron jetë pas 10 ditëve në koma 42-vjeçarja-Çkemi News

Çështja pritet të ndezë debat politik, pasi Reforma Territoriale është një nga projektet më të rëndësishme që pritet të diskutohet në muajt e ardhshëm.

Lexo dhe...  Greqia heq veton ndaj Shqipërisë, Athina zyrtare jep “OK” për nënshkrimin e Marrëveshjes së Mbrojtjes e Sigurisë mes BE-së dhe Tiranës

ÇKEMI NEWS
Ti je pjesë e Atdheut
Na ndiqni në rrjetet sociale: Facebook • Instagram • TikTok • YouTube

#ÇKEMINEWS #ReformaTerritoriale #PS #Dropull #Finiq #Pustec #Shqipëri

(Vizituar 1 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share