
Çfarë ndodhi pas dyerve të mbyllura? Braçe thyen heshtjen: “Nuk më nxori askush jashtë, u largova sepse…”
Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka reaguar pas raportimeve për një përplasje të fortë gjatë mbledhjes me dyer të mbyllura të Grupit Parlamentar të PS-së.
Përmes reagimit të tij, Braçe ka mohuar zërat se është nxjerrë jashtë nga mbledhja, duke sqaruar se u largua me vullnetin e tij pasi kishte përfunduar diskutimin.
“Nuk më nxori njeri jashtë. U largova pasi mbarova atë që kisha për të thënë”, është shprehur Braçe, duke hedhur poshtë pretendimet që qarkulluan në media për një largim të detyruar pas debatit me kryeministrin Edi Rama.
Raportimet paraprake flisnin për një debat të ashpër mes Ramës dhe Braçes lidhur me çështje të brendshme të Partisë Socialiste, por reagimi i deputetit synon të sqarojë dinamikën e asaj që ndodhi në mbledhjen me dyer të mbyllura.
ÇKEMI NEWS
Ti je pjesë e Atdheut
Na ndiqni në rrjetet sociale: Facebook • Instagram • TikTok • YouTube
#ÇkemiNews #ErionBraçe #EdiRama #PS #Politikë #Shqipëri
(Vizituar 10 here, 10 vizita sot)
