Fredi Beleri padit kandidatin e PS në qarkun Vlorë, Ardit Bido: Ne do shihemi në gjyq…-Çkemi News

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

 


Eurodeputeti Fredi Beleri ka kallëzuar të martën për shpifje në Gjykatën e Tiranës, ish-drejtorin e Arkivave, Ardit Bido. Avokati i Belerit ka deklaruar për mediat se ish-kryetari i bashkisë Himarë ishte personalisht në gjykatë për shkak se ndodhej në Tiranë.

Lexo dhe...  Nedion Marku specialist per cyber crime security flet per rrezikshmerin e kibernetis .

Ndaj këtij lajmi ka reaguar dhe ish-drejtori i Arkivës Ardit Bido i cili thotë se Beleri kishte prej 1 viti e gjysëm që kishte humbur e nuk shfaqej në Tiranë, duke mos marrë pjesë në seancën gjyqësore për një kallëzim që Bido i ka bërë për shpifje.

Në një video mesazh Bido thotë se “duke dëgjuar se ai kandidon për PS në qarkun Vlorë, Beleri ka shkuar në Tiranë të bëjë show e radhës”.

Lexo dhe...  U zu me shefin, vajza nga Ksamili punonjëse në hotelin e tij ia shpërthen makinën në flakë

“Ne do shihemi në gjyq dhe është e sigurt që ai do humbasë gjyqin dhe do dënohet për shpifje. Sepse e vërteta nuk lidhet me fushatat elektorale. E vërteta është e tillë sepse është. Unë jam Ardit Bido dhe kam qëndrimet e mia, do të kem qëndrimet e mia pasi lidhen me të vërtetën”, thotë Ardit Bido.

(Vizituar 23 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share