Tentoi të rrëmbente një vajzë të mitur, arrestohet 30-vjeçari në Dibër-Çkemi News

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

 


Tentoi të merrte me forcë një 15-vjeçare, kapet dhe ndalohet 30-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, pas marrjes së njoftimit se në fshatin Lunar, njësia administrative Selishtë, një shtetas po tentonte të merrte me forcë një shtetase të mitur, kanë shkuar menjëherë në drejtim të këtij fshati.

Lexo dhe...  Policia e Sarandës arreston të riun nga Delvina, u kap me kokainë

Si rezultat i veprimeve, është bërë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit G. L., 30 vjeç, banues në fshatin Lunar, i cili dyshohet se ka tentuar të marrë me forcë një 15-vjeçare, në rrugë.

Lexo dhe...  Asllani: E pata të vështirë që të kapja kapitenin e tyre! Te Interi dua që të…

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

(Vizituar 3 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share