Policia e Sarandës arreston të riun nga Delvina, u kap me kokainë

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

Komisariati i Policisë Sarandë njofton se nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit P. L., 26 vjeç, banues në Delvinë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Lexo dhe...  Zhduket prej 4 ditësh 61-vjeçarja në Delvinë, familja në alarm: Mund të jetë në rrezik (Foto)

 

 

 

Arrestimi i tij u bë pasi sipas policisë, gjatë kontrollit fizik të ushtruar, u gjetën dhe u sekuestruan një sasi lënde narkotike e dyshuar kokainë.

 

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, përfundon Komunikata e Policisë.

(Vizituar 164 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share