Problemet teknike dhe anomalitë me rezultatet e zgjedhjeve, KQZ: Numërimi do të bëhet manualisht!-Çkemi News

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

 


Ka reaguar sërish Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pas anomalive dhe problemeve me shfaqjen e rezultateve të zgjedhjeve.

Lexo dhe...  Bogdanoviç: Kam informacione se Serbia po përgatit një sulm të përgjakshëm në Veri

Kryetari i Komisionit të Zgjedhjeve në Kosovë tha se pas problemeve që u shfaqën, KQZ ka vendosur që numërimi të bëhet manualisht.

Lexo dhe...  Ekzekutimi i Liridona Ademajt/ Lihet në burg Naim Murseli dhe dy të dyshuarit e tjerë të vrasjes

“Pas shumë përgatitjeve dhe testimeve që kemi bërë gjithçka ishte gati për rezultatet preliminare, por për shkak se aplikacioni për përpunimin dhe prezantimin e këtyre të dhënave nuk ka funksionuar, ne nuk po arrijmë ti prezantojmë këto të dhëna përmes platformës elektronike.

Për këtë arsye, KQZ u kërkon ndjesë të gjithë qytetarëve. Në këto rrethana, KQZ ka shqyrtuar situatën dhe ka vendosur që të mbledhë të dhënat në mënyrë manuale nga të gjitha vendvotimet përmes formularëve të subjekteve politike, të cilat janë plotësuar.

Lexo dhe...  VIDEO / UEFA e “dashuruar” me talentin e Shqipërisë

Sigurojmë qytetarët që mostransmetimi i rezultateve përmes platformës elektronike nuk ka asnjë ndikim në rezultatet që janë pjesë e këtyre formularëve, në mënyrë manuale do t’i publikojmë”, deklaroi ai para mediave.

 

(Vizituar 7 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share