Tag: Policia e Shtetit

Detajet/ Atentat me snajper, ekzekutohet brenda në banesën e tij 22-vjeçari nga Vlora
News

Detajet/ Atentat me snajper, ekzekutohet brenda në banesën e tij 22-vjeçari nga Vlora

  Një 22-vjeçar i quajtur Gëzim Sinemati është qëlluar për vdekje me një snajper në katin e katërt, në ballkonin e shtëpisë së tij në Vlorë. Ndërkohë dyshohet se nga jashtë dritares kanë shtënë brenda në banesë ku ishte 22-vjeçari Sinemati dhe për pasojë të plagëve ka ndërruar jetë në ambientet e banesë së tij, përbri poliklinikës qendrore te Vlorës. Para disa kohësh i është vendos dhe tritol në afërsi të banesës së tij.   Gëzimi kishte pak ditë që kishte ardhur nga Belgjika për Vitin e Ri Dyshohet paraprakisht se shkak për vrasjen të janë bërë konfliktet mes grupeve kriminale.
E rëndë në Fushë Krujë! “Benz-i” përplas një person dhe fëmijën e tij të mitur, 4-vjeçari vdes në spital
Ckemi

E rëndë në Fushë Krujë! “Benz-i” përplas një person dhe fëmijën e tij të mitur, 4-vjeçari vdes në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune në rrugën Fushë Krujë-Tiranë, në fshatin Tapizë. Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se një mjet tip “Benz”, me drejtues shtetasin E. B., ka aksidentuar shtetasin V. B. dhe fëmijën e tij të mitur. Si pasojë e dëmtimeve të marra, 4-vjeçari ka ndërruar jetë në spital.   Policia ka bërë shoqërimin e drejtuesit të automjetit për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
E rëndë! ​Një fëmijë 10-vjeçar humb tre gishta nga fishekzjarrët
Çmenduri

E rëndë! ​Një fëmijë 10-vjeçar humb tre gishta nga fishekzjarrët

  Një 10-vjeçar humbi dy gishtat e dorës së djathtë dhe gishtin e madh të dorës së majtë nga një fishekzjarr pranë Tarantos të Italisë natën e 28 dhjetorit. Sipas mediave italiane, i mituri u gjymtua nga shpërthimi i papritur i fishekzjarrit të cilin e kishte blerë tek një grua.   Fëmija, i dërguar fillimisht në spitalin Santissima Annunziata në Taranto, u transportua më pas në Policlinico di Bari, ku u shtrua në departamentin e Kirurgjisë Plastike dhe Rindërtuese. Policia e gjurmoi gruan dhe në banesën e saj u gjetën fishekzjarrë të tjerë të ndaluar.
Si ndodhi përplasja në Fier? Policia: Inspektori qëlloi për vetëmbrojtje, i riu doli nga makina dhe…
Albania

Si ndodhi përplasja në Fier? Policia: Inspektori qëlloi për vetëmbrojtje, i riu doli nga makina dhe…

Inspektori që u konfliktua me të riun në qendër të Fierit, qëlloi me armën e shërbimit për vetëmbrojtje, sipas policisë. Ngjarja ndodhi rreth orës 19:20, në vendin e quajtur “Ish-globi”, në qendër të qytetit. Zona ishte e bllokuar për qarkullim, me qëllim zhvillimin e një koncerti. Por 26-vjeçari Daniel Braçi që drejtonte një automjet tip “Volkswagen” tentoi të futej në rrugën e bllokuar, njofton policia.   Por, kur u kundërshtua nga patrulla e policisë, i riu qëlloi me grushte inspektorin Shkëlqim Jahelezi Ky i fundit, në kushtet e vetëmbrojtjes, thotë policia në një njoftim zyrtar, qëlloi me armën e shërbimit duke e plagosur në këmbë 26-vjeçarin. I plagosuri ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetët. Ndërsa polici, pasi mor...
Tjetër plagosje në Lezhë, 35 vjeçari qëllohet disa herë me thikë! Transportohet drejt spitalit të Traumës! Autorët ia mbathin nga vendngjarja
Ckemi

Tjetër plagosje në Lezhë, 35 vjeçari qëllohet disa herë me thikë! Transportohet drejt spitalit të Traumës! Autorët ia mbathin nga vendngjarja

Një tjetër plagosje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Lezhë, ku në Fushë Mamurras të Kurbinit një 35 vjeçar është qëlluar disa herë me thikë pranë banesës së tij.   Ai është dërguar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës për të marrë ndihmën mjekësore. Policia e Lezhës ka mbërritur në vendngjarje për të zbuluar shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes.   Deri më tani, nuk bëhen me dije identitetet e personave që kanë kryer plagosjen e 35 vjeçarit.
Mund të më vrasin! I burgosuri më telefonoi, kishte parë armën”, Hoxha: Çfarë pa në televizor Mjacaj që përshpejtoi vrasjen
Albania

Mund të më vrasin! I burgosuri më telefonoi, kishte parë armën”, Hoxha: Çfarë pa në televizor Mjacaj që përshpejtoi vrasjen

Gazetari Artan Hoxha ka zbuluar dinamikën e vrasjes në burgun e Peqinit. Hoxha tha se vrasja është e planifikuar prej kohësh nga jashtë, për motive që mund të lidhen me hakmarrjen. Sipas gazetarit në momentin që Sokol Mjacaj mësoi përmes televizorit, urdhrin e ministrit Ulsi Manja, se do të transferohej në regjimin 41 bis, ai ka kërkuar të dalë në ambientet e jashtme të burgut. Pasi është lejuar, Mjacaj ka marrë armën që mund të ketë qenë e fshehur në ambientet e jashtme dhe ka shkuar te dritarja e Arben Lleshit ku e ka ekzekutuar. Si pasojë e të shtënave u dëmtua dhe Indrit Shaqja. Sipas Hoxhës plani i ekzekutimit kishte kohë që ishte planifikuar dhe pritej të ndodhte nga momenti në moment. “Ai në momentin që ka marrë informacionin që do të dërgohej në regjimin 4...
Reshjet shiut dhe dëborës në vend, ARRSH apel shoferëve: Kujdes kur udhëtoni
Te Fundit

Reshjet shiut dhe dëborës në vend, ARRSH apel shoferëve: Kujdes kur udhëtoni

Autoriteti Rrugor u ka bërë kërkesë drejtuesve të automjeteve të tregohen të kujdesshëm pasi situata e reshjeve të shiut dhe të dëborës që kanë përfshirë vendin e bën drejtimin e automjeteve shumë të rrezikshëm. Njoftimi:   Reshje shiu me intensitet të ulët kanë përshkuar vendin pa sjellë probleme në akset nacionale Në Korçë-Dardhë, në Tamarë-Vermosh, në Qafë Thore-Bogë kanë filluar reshjet e dëborës me intensitet mesatar Mjetet borëpastruse dhe punëtorët e mirëmbajtjes janë në terren dhe kanë vijuar punën pa ndërprerje. Rrugët janë të pastruara nga dëbora dhe qarkullimi vijon pa probleme. Drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e ...
Aksident me vdekje në Sarandë
Albania

Aksident me vdekje në Sarandë

Mbrëmjen e sotme, një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në Sarandë, pas përplasjes së një makine me një motor. Viktima ende nuk është identifikuar. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për identifikimin e viktimës si dhe po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit. Njoftimi i policisë: Rreth orës 19:10, në aksin rrugor Çukë-Fanar, një automjet tip “Hyundai” me drejtues shtetasin 51 vjeç, është përplasur me një motomjet me drejtues një shtetas ende të paidentifikur, i cili si pasojë ka ndërruar jetë në vendngjarje. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për identifikimin e drejtuesit të motomjetit si dhe po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit....