E rëndë! ​Një fëmijë 10-vjeçar humb tre gishta nga fishekzjarrët

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

 

Një 10-vjeçar humbi dy gishtat e dorës së djathtë dhe gishtin e madh të dorës së majtë nga një fishekzjarr pranë Tarantos të Italisë natën e 28 dhjetorit.

Sipas mediave italiane, i mituri u gjymtua nga shpërthimi i papritur i fishekzjarrit të cilin e kishte blerë tek një grua.

 

Fëmija, i dërguar fillimisht në spitalin Santissima Annunziata në Taranto, u transportua më pas në Policlinico di Bari, ku u shtrua në departamentin e Kirurgjisë Plastike dhe Rindërtuese.

Policia e gjurmoi gruan dhe në banesën e saj u gjetën fishekzjarrë të tjerë të ndaluar.

Lexo dhe...  Plas" sherri mes vëllezërve: Gruaja më bridhte me dashnorët dhe ti nuk më tregove

(Vizituar 167 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share