Si ndodhi përplasja në Fier? Policia: Inspektori qëlloi për vetëmbrojtje, i riu doli nga makina dhe…

WhatsApp Share SHARE Facebook Share
Inspektori që u konfliktua me të riun në qendër të Fierit, qëlloi me armën e shërbimit për vetëmbrojtje, sipas policisë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 19:20, në vendin e quajtur “Ish-globi”, në qendër të qytetit. Zona ishte e bllokuar për qarkullim, me qëllim zhvillimin e një koncerti. Por 26-vjeçari Daniel Braçi që drejtonte një automjet tip “Volkswagen” tentoi të futej në rrugën e bllokuar, njofton policia.

 

Por, kur u kundërshtua nga patrulla e policisë, i riu qëlloi me grushte inspektorin Shkëlqim Jahelezi
Ky i fundit, në kushtet e vetëmbrojtjes, thotë policia në një njoftim zyrtar, qëlloi me armën e shërbimit duke e plagosur në këmbë 26-vjeçarin.

I plagosuri ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetët. Ndërsa polici, pasi mori trajtim policor, u shoqërua në Komisariat.

Policia e Shtetit dhe Agjencia e Mbikqyrjes Policore kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

(Vizituar 179 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share