
“Alfred Cako: Po zbatohet një plan me katër faza, në fund do të simulohet një sulm i alienëve”
Alfred Cako: Po zbatohet një plan me katër faza, në fund do të simulohet një sulm i alienëve”
Analisti Alfred Cako ka bërë një sërë deklaratash të forta, duke iu referuar pretendimeve që ia atribuon Phil Schneider. Sipas Cakos, ekziston një plan i ndarë në katër faza, që përfshin luftërat, hologramet, kontrollin e mendjes dhe një sulm të simuluar nga alienët.
“Phil Schneider, i cili është vrarë, ka parashikuar katër faza. Një, do të bëhen luftëra në vende ku ka site të rëndësishme dhe të vjetra arkeologjike. U bënë luftëra në Irak, gjithashtu edhe në Iran, kudo goditen sitet arkeologjike për t’u shkëputur sa më shumë me botën e shkuar të njerëzimit.
E dyta, do të shfaqet Jezusi në qiell, ose Buda, duke folur përmes hologrameve. E treta, do të jetë telekomunikimi përmes valëve të shkurtra për të ndikuar në mendimet e njerëzve nëpërmjet sistemit HAARP.
Dhe e katërta, do të bëhet një filmim holografik, ku do të simulohet një sulm i alienëve. Kjo do të ndodhë pasi të përfundojnë luftërat botërore të planifikuara, që do të çojnë drejt shpopullimit”, u shpreh Cako.
Këto deklarata pasqyrojnë pikëpamjet personale të Cakos dhe teori konspirative të përhapura prej vitesh. Deri më sot, nuk ka prova të verifikuara që të mbështesin pretendimet për një plan të tillë global, për kontroll të mendjes përmes HAARP-it apo për një sulm të simuluar nga alienët.
Lexo dhe... Si U Ndërtuan Piramidat e Egjiptit? Misteri që Shkenca Po Mundohet të Zbulojë-Çkemi News
ÇKEMI NEWS
Ti je pjesë e Atdheut
Na ndiqni në rrjetet sociale: Facebook • Instagram • TikTok • YouTube
#ÇkemiNews #AlfredCako #PhilSchneider #HAARP #Alienët #Lajme #Shqipëri
(Vizituar 1 here, 1 vizita sot)
