Tag: krim në familje

Sherr burrë e grua në Tiranë, thyhet xhami i makinës, policia arreston 37-vjeçarin -Çkemi News
Albania

Sherr burrë e grua në Tiranë, thyhet xhami i makinës, policia arreston 37-vjeçarin -Çkemi News

Një 37-vjeçar është arrestuar paraditen e kësaj të shtune në Tiranë, pas një konflikti me bashkëshorten e tij. I riu ka tentuar të futet me dhunë në automjetin që drejtonte gruaja e tij. 37-vjeçari gjithashtu ka thyer eshe xhamin e automjetit. “Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin: M. H., 37 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka tentuar të futet me forcë në automjetin që drejtonte bashkëshortja e tij, si dhe i ka dëmtuar asaj xhamin e automjetit”, njofton policia
Krimet në familje, psikologët: Shkak janë bërë problematikat brenda familjes shqiptare-Çkemi News
Aktualitet

Krimet në familje, psikologët: Shkak janë bërë problematikat brenda familjes shqiptare-Çkemi News

Lajmet ku fëmija vret babanë apo bashkëshorti vret nënën e fëmijëve janë shtuar në shoqërinë tonë çka tregon një realitet të hidhur të familjeve shqiptare. Ruajtja e një portreti të lumtur familjar dhe fshehja e konflikteve të vazhdueshme, në syrin e psikologëve, sjell agravimin të sjelljes së anëtarëve brenda familjes duke i çuar në veprime që kanë pasoja fatale. “Unë do thoja që më shumë janë shtuar problematikat brenda familjes shqiptare dhe këto problematika kanë filluar të mbesin brenda mureve dhe nuk përcillen jashtë për të kërkuar ndihmë. Kohët e fundit sidomos pas pandemisë problemet e shëndetit mendor brenda gjirit të familjes janë më të zhvilluara dhe ajo që ndodh si rezultat i tyre vjen edhe me pasoja gjatë konfliktit që ka familja brenda përbrenda....
Dy krimet që tronditën Shënavlashin/ ‘Fëmijë vrasës’ për para, çfarë e lidh vrasjen e Pëllumb Metës dhe të Enver Ballës -Çkemi News
Mister

Dy krimet që tronditën Shënavlashin/ ‘Fëmijë vrasës’ për para, çfarë e lidh vrasjen e Pëllumb Metës dhe të Enver Ballës -Çkemi News

Pa u bërë ende 7 muaj nga vrasja e 49-vjeçarit Pëllumb Meta, Shënavlashi është tronditur sërish, po me të njëjtin skenar, ku fëmijët pasi vrasin babain kërkojnë ndihmën e policisë. Esmerald Balla vrau babain e tij pas një sherri për një kasafortë më 75 mijë euro dhe më pas e hodhi atë në një pus. Fill pas ngjarjes njoftoi policinë për zhdukjen e babit të tij, por pas gjetjes së trupit rezultoi, se 62-vjeçari Enver Balla ishte qëlluar me plumb në kokë dhe më pas ishte hedhur në një pus 1 kilometër larg vendit të ngjarjes. Çfarë i lidh dy ngjarjet? Si në rastin e Pëllumb Metës ashtu dhe në atë të Enver Ballës, paratë dhe pronat janë bërë shkak që ata të eliminohen nga fëmijët e tyre, për të vijuar më tej me historinë e zhdukjes së trupit dhe më pas telefonatë policisë për ndihmë...
Zgjomë nga kjo ëndërr e zezë, o Zot”, postimi rrëqethës i vajzës së Enver Ballës, u vra nga djali dhe u hodh në pus: Akoma nuk kam kaluar humbjen e mamit-Çkemi News
Te Fundit

Zgjomë nga kjo ëndërr e zezë, o Zot”, postimi rrëqethës i vajzës së Enver Ballës, u vra nga djali dhe u hodh në pus: Akoma nuk kam kaluar humbjen e mamit-Çkemi News

  Vajza e familjes Balla ka reaguar me një postim prekës, pasi vëllai i vrau babanë me armë zjarri. Esmerald Balla vrau dhe hodhi në pus babanë e tij Envder Balla dhe më pas fshehu ngjarjen. “Zgjomë nga kjo ëndërr e zezë, o Zot. Unë akoma nuk kam kaluar humbjen e mamit. Tani ike edhe ti o bush. O bab të lutem o bab zgjomë nga ky makth”, shkruan vajza e të ndjerit. Dinamika e krimit horror në Shënavlash të Durrësit Esmerald Balla, 30 vjeç, banues në fshatin Shënavlash ka kallëzuar në Komisariatin e Policisë Durrës, se prej mëngjesit të datës 13.08.2024, babai i tij ishte larguar nga banesa me një shtetase të panjohur për të, dhe pas këtij momenti, 30-vjeçari kishte shkëputur kontaktet me babanë dhe nuk kishte mundur t...
Shënavlashi, fshati që vret baballarët/ Kurthe, intriga dhe krime mizore – vendi ideal për skenarë filmash-Çkemi News
Mister

Shënavlashi, fshati që vret baballarët/ Kurthe, intriga dhe krime mizore – vendi ideal për skenarë filmash-Çkemi News

Brenda vetëm 7 muajve, fshati Shënavlash në Durrës është përballur me dy ngjarje të rënda dhe tronditëse, që i japin një karakter dramatik dhe të frikshëm, si në produksionet më të errëta kinematografike. Më 23 Shkurt të këtij viti, ngjarja e parë e bujshme ishte vrasja e Pëllumb Metës, 49 vjeçar, nga tre fëmijët e tij. Mëngjesin e sotëm, policia ka zbardhur një tjetër krim të ngjashëm, ku 30 vjeçari Esmerald Balla vrau babanë e tij, 62 vjeçarin Enver Balla. Një element i përbashkët në të dyja ngjarjet është mënyra se si trupat e pajetë janë fshehur. Pëllumb Meta u raportua i zhdukur më 13 Shkurt, ndërsa u dyshua se u vra disa ditë më parë. Tre fëmijët e tij, Hysen, Hygerta dhe Amarildo, e vranë dhe groposën atë pranë një kasolleje. Djali i madh, Hyseni, është dyshuar se ka p...
VIDEO/ Surpriza para vrasjes! Si Enver Balla festonte ditëlindjen i lumtur me familjarët, u ekzekutua nga djali pas sherrit për 75 milionë lekë-Çkemi News
Aktualitet

VIDEO/ Surpriza para vrasjes! Si Enver Balla festonte ditëlindjen i lumtur me familjarët, u ekzekutua nga djali pas sherrit për 75 milionë lekë-Çkemi News

Dy vite më parë Enver Balla festonte i lumtur me familjarët ditëlindjen e tij të 60-të. Askush nuk mund ta imagjinonte se sot ai do të gjendej i vdekur, i ekzekutuar nga vetë djali tij, ndërsa shikon këto pamje, ndërsa ai mban një torët në duar, surprizë nga familjarët. Enver Balla u ekzekutua me armë zjarri nga djali i tij Esmerald Balla dhe më pas u hodh në një pus 1 km nga vendngjarja. Ai e denoncoi të zhdukur, ndërsa trupi i tij u gjet 20 ditë më pas. Dyshohet se Esmeraldi nuk ka vepruar i vetëm, por me të tjerë, ndërsa hetimet vijojnë. Dinamika e krimit horror në Shënavlash të Durrësit Esmerald Balla, 30 vjeç, banues në fshatin Shënavlash ka kallëzuar në Komisariatin e Policisë Durrës, se prej mëngjesit të datës 13.08.2024, babai ...
Vrau babanë dhe e hodhi në pus, Policia zbardh ngjarjen: Konflikti për 7,5 milionë lekë-Çkemi News
Te Fundit

Vrau babanë dhe e hodhi në pus, Policia zbardh ngjarjen: Konflikti për 7,5 milionë lekë-Çkemi News

  Policia e Durrësit ka dhënë informacion zyrtar lidhur me ngjarjen e rëndë që u raportua nga fshati Shënavlash këtë të mërkurë, ku një djalë kishte vrarë babanë e tij dhe e kishte deklaruar të zhdukur. Policia tha se 30-vjeçari Esmerald Balla u arrestua pasi kishte varë me armë zjarri të atin dhe e kishte hedhur në pus. Policia gjithashtu tha se gjeti dhe sekuestroi armën me të cilën u krye vrasja. Shtetasi E. B., 30 vjeç, banues në fshatin Shënavlash, Durrës, ka kallëzuar në Komisariatin e Policisë Durrës, se prej  mëngjesit të datës 13.08.2024, babai i tij, shtetasi E. B., 62 vjeç, banues në fshatin Shënavlash, ishte larguar nga banesa, me një shtetase të panjohur për të, dhe pas këtij momenti, 30-vjeçari kishte shkëputur kontaktet me babanë dhe nuk kishte mundur të li...
Kontaktonte me faqe eskortash që ofrojnë marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës/ Çfarë u gjet në telefonin e autorit, vrau babanë dhe e hodhi në pus-Çkemi News
Aktualitet

Kontaktonte me faqe eskortash që ofrojnë marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës/ Çfarë u gjet në telefonin e autorit, vrau babanë dhe e hodhi në pus-Çkemi News

  Hetimet për rastin e Shënavlashit po shtrihen dhe për bashkëpunëtorë të mundshëm të 30 vjeçarit. Kthesë për hetimin bëri kasforta e thyer që u gjet jashtë banesës ku jetonte viktima me bashkëshorten e tij ( njerkën e autoritm pasi nëna i kishte vdekur vite më parë) Si dhe autori me bashkëshorten dhe dy fëmijët e mitur. Kasaforta e thyer dhe mungesa e kursimeve të familjes orientoi policinë drejt një krimi të mundshëm në familje. Dyshimet u vërtetuan kur u zbulua se mesazhi i dërguar djalit në emigracion ku i shkruhej se babai kishte nisur jetë të re me një grua dhe të mos e kërkonin ishte dërguar nga vetë 30 vjeçari Esmerald Balla nga një adrese false që ai kishte hapur pikërisht për këtë qellim. Pasi u vendos para faktev...