Vrau babanë dhe e hodhi në pus, Policia zbardh ngjarjen: Konflikti për 7,5 milionë lekë-Çkemi News

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

 

Policia e Durrësit ka dhënë informacion zyrtar lidhur me ngjarjen e rëndë që u raportua nga fshati Shënavlash këtë të mërkurë, ku një djalë kishte vrarë babanë e tij dhe e kishte deklaruar të zhdukur.

Policia tha se 30-vjeçari Esmerald Balla u arrestua pasi kishte varë me armë zjarri të atin dhe e kishte hedhur në pus. Policia gjithashtu tha se gjeti dhe sekuestroi armën me të cilën u krye vrasja.

Lexo dhe...  Vrasja e Pëllumb Metës dhe groposja pranë banesës/ Drejtoresha e burgut të grave zbulon detajet e bujshme: Ja ç’po ndodh me vajzën që vrau babain

Shtetasi E. B., 30 vjeç, banues në fshatin Shënavlash, Durrës, ka kallëzuar në Komisariatin e Policisë Durrës, se prej  mëngjesit të datës 13.08.2024, babai i tij, shtetasi E. B., 62 vjeç, banues në fshatin Shënavlash, ishte larguar nga banesa, me një shtetase të panjohur për të, dhe pas këtij momenti, 30-vjeçari kishte shkëputur kontaktet me babanë dhe nuk kishte mundur të lidhej më me të. Gjithashtu, ky shtetas ka deklaruar se dyshonte se kjo shtetase mund ta kishte vrarë babanë e tij dhe se 62-vjeçari nuk kishte arsye që të largohej nga banesa, shkruan A2 CNN.

Djali tjetër i shtetasit E. B., shtetasi A. B., pasi është njoftuar se babai ishte larguar nga banesa, është kthyer nga Italia dhe ka kallëzuar në Polici, se në rrjetin social Instagram, i ka shkuar një mesazh, nga një shtetase e panjohur prej tij. Në mesazh thuhej që familjarët të mos e kërkonin 62-vjeçarin, pasi ai ishte larguar me pushime.

Strukturat hetimore të DVP Durrës, duke qenë para këtyre fakteve, kanë intensifikuar  hetimet dhe kërkimet, pasi lindën dyshime se kishim të bënim me një krim brenda familjes.

 

Si rezultat i veprimeve intensive u bë e mundur zbardhja e ngjarjes, kapja dhe arrestimi i djalit të shtetasit E. B., konkretisht shtetasi E. B., 30 vjeç, i cili ka pranuar autorësinë e këtij krimi, pas një konflikti që kishte me babanë për një shumë lekësh (7 500 000 lekë të rinj, kursime të përbashkëta familjare) që dyshonte se ia kishte vjedhur 62-vjeçari.

30-vjeçari, më datë 13.08.2024, në afërsi të stanit të tyre në arat e fshatit Shënavlash, pasi është kofliktuar fizikisht  me babanë e tij, e ka vrarë  atë, me armë zjarri tip pistoletë.

👉 Free Ads in ckemi.net 🤙
Lexo dhe...  Arrestohet kryetari i Komunës së Budvës e disa zyrtarë të tjerë (VIDEO)

Armën e krimit e ka hedhur në një kanal, ndërsa trupin e babait e ka trasportuar dhe hedhur në një pus në një arë të këtij fshati, rreth 1 kilometër larg nga vendi i ngjarjes.

Grupi hetimor ka gjetur trupin e shtetasit E .B., dhe ka sekuestruar armën e zjarrit tip pistoletë, kasafortën e hapur me sende të forta, ku mbante lekët 30-vjeçari dhe prova të tjera që lidhen me ngjarjen.

Lexo dhe...  Lajmi Fundit; I zuri pritë teksa po kthehej nga puna, ky është burri që i vuri flakën me benzinë ish-gruas -Çkemi News

Trupi i shtetasit E. B. u transportua në Morgun e spitalit të Durrësit, për ekzaminim mjeko-ligjor.

Strukturat Hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës në bashkëpunim me Prokurorinë vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.

Materialet procedural i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme për veprat penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Fshehja dhe asgjësimi i kufomës”.

✅ New Spot✔
***** 👀 🙆 *****

(Vizituar 4 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share