TRONDITET ITALIA / “I përpiu errësira”, nëna hidhet nga kati i tretë me 3 fëmijët: Tragjedia që nisi në muzgun e natës
CATANZARO – Një ngjarje makabre që tejkalon çdo kufi të imagjinatës ka tronditur qytetin e Catanzaros në Itali, ku një nënë 46-vjeçare është hedhur nga dritarja e banesës së saj duke marrë me vete në vdekje edhe tre fëmijët e saj të mitur.
Përqafimi i fundit dhe fluturimi drejt vdekjes
Sipas dëshmive rrëqethëse, gjithçka ka ndodhur në qetësinë e plotë të mesnatës. Gruaja, e cila përshkruhej nga të gjithë si një person i qetë dhe nënë e përkushtuar, është ngritur nga shtrati pa bërë zhurmë. Pasi ka përqafuar për herë të fundit fëmijët e saj, ajo i ka marrë ata dhe është hedhur nga kati i tretë i pallatit ku banonin.
Beteja e dëshpëruar e bashkëshortit
Tragjedia është bërë edhe më e dhimbshme nga fakti se bashkëshorti i saj është zgjuar pikërisht në momentin e aktit fa...








