Shënavlashi, fshati që vret baballarët/ Kurthe, intriga dhe krime mizore – vendi ideal për skenarë filmash-Çkemi News

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

Brenda vetëm 7 muajve, fshati Shënavlash në Durrës është përballur me dy ngjarje të rënda dhe tronditëse, që i japin një karakter dramatik dhe të frikshëm, si në produksionet më të errëta kinematografike.

Më 23 Shkurt të këtij viti, ngjarja e parë e bujshme ishte vrasja e Pëllumb Metës, 49 vjeçar, nga tre fëmijët e tij. Mëngjesin e sotëm, policia ka zbardhur një tjetër krim të ngjashëm, ku 30 vjeçari Esmerald Balla vrau babanë e tij, 62 vjeçarin Enver Balla.

Lexo dhe...  “Ejani se kam vrarë babanë”/ 51-vjeçari ekzekuton me thikë gruan dhe djalin e mitur! 17-vjeçari merr hak-Çkemi News

Një element i përbashkët në të dyja ngjarjet është mënyra se si trupat e pajetë janë fshehur. Pëllumb Meta u raportua i zhdukur më 13 Shkurt, ndërsa u dyshua se u vra disa ditë më parë. Tre fëmijët e tij, Hysen, Hygerta dhe Amarildo, e vranë dhe groposën atë pranë një kasolleje. Djali i madh, Hyseni, është dyshuar se ka përdorur armën për të kryer krimin në prani të motrës Hygerta, ndërsa Amarildo ndihmoi në fshehjen e trupit. Ky krim u zbardh nga policia dy javë më vonë.

Në një rast tjetër të zbuluar vetëm sot, Esmerald Balla, pas vrasjes së babait të tij, e hodhi trupin në një pus, rreth 1 km larg vendit të ngjarjes. Në të njëjtën ditë, ai raportoi para policisë se i ati kishte larguar nga banesa.

Lexo dhe...  Krim i rëndë në familje/ Nëna i mori telefonin, 13-vjeçarja e vret me thikë

👉 Free Ads in ckemi.net 🤙

Ngjarja e fundit e zbardhur në Shënavlash ka nxjerrë në pah se, pavarësisht se krimi në familjen Meta ka ende shumë mister, motivi për vrasjen e Enver Ballës u zbulua shpejt se kishte në qendër një debat për shuma parash mes viktimës dhe autorit.

Lexo dhe...  Shiu nuk duhet t’ju mërzis, aroma e tij përmirëson këtë sëmundje 7 herë më shumë se ilaçet

Këto ngjarje tronditëse nuk kanë lënë vetëm një shenjë të thellë në opinionin publik, por gjithashtu kanë çuditur me gjakftohtësinë e autorëve, të cilët duket se kanë ndjekur skenarë të ndërlikuar për të eliminuar prindërit e tyre.

(Vizituar 415 here, 2 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share