Në Shëngjin kryhen homazhe për vdekjen e 7-vjeçares në plazh, qytetarët ndezin qirinj dhe hedhin lule në det
Qytetarë dhe pushues të shumtë në Shëngjin kanë marshuar pasditen e sotme me lule në duar në shenjë homazhi për vdekjen e 7-vjeçares dje në Potam.
Duke mbajtur lule në duar, ata kanë marshuar drejt bregdetit ku kanë mbajtur një minutë heshtje. Homazheve në kujtim të 7-vjeçares Jonada Avdia i janë bashkuar edhe qytetarë nga Lezha, Rrësheni dhe Laçi.
Pasi kanë ndezur qirinj në bregdet, qytetarët kanë hedhur lulet në det, si shenjë përkujtimi të 7-vjeçares.







