
Një komisar policie në Metz, Francë ka dëshmuar një përleshje midis tre personave, duke përfshirë një shqiptar me një thikë 20 cm të gjatë. Sipas mediave franceze sherri mes 3 personave ka ndodhur në Metz (Moselle) të martën më 19 korrik 2022, rreth orës 20:00.
Policia ka njoftuar se një shqiptar me një thikë luftarake 20 cm të gjatë ka kërcënuar dy persona të cilët i janë kundërpërgjigjur me gaz lotsjellës. Më pas ai ka kërcënuar edhe punonjësin e policisë i cili kishte shkuar ta arrestonte.
Pas neutralizimit policia ka arritur të arrestojë tre personat e përfshirë në sherr dhe tani ata ndodhen në paraburgim.

(Vizituar 31 here, 1 vizita sot)
