Çfarë ndodhi në Tiranë, bllokohet rruga për 45 minuta

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

Rruga Njazi Meka në Tiranë është bllokuar ditën e sotme për rreth 45 minuta, pasi disa degë peme janë rrëzuar.

Si pasojë e rrëzimit të degëve janë dëmtuar disa tjegulla në banesën që ndodhej aty pranë, ndërkohë që rruga ka mbetur e bllokuar për 45 minuta, duke krijuar trafik në zonë.

Sipas informacioneve, bëhet me dije se banorët e zonës kanë lajmëruar zjarrfikësen dhe policinë të cilët kanë shkuar në vendgjarje.

 

 

Pas 45 minutash forcat zjarrfikëse kanë arritur të largojnë degët e pemës nga rruga duke liruar hapësirën.

Fatmirësisht nuk ka patur persona të lënduar. Policia ka rrethuar perimetrin në mënyrë që mos ketë incidente në njerëz.

(Vizituar 47 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share