
Shakaja e një 18-vjeçari spanjoll ka bërë që fluturimi i Vueling VY1367 nga aeroporti Fiumicino i Romës për në Alicante të Spanjës të shtyhet për dy orë. Mediat bëjnë me dije se fluturimi ishte parashikuar për në orën 18:30 por shakaja e 18-vjeçarit shkaktoi vonesa dhe panik te pasagjerët.
Pak minuta para nisjes, në iPhone-ët e disa prej 147 udhëtarëve u paraqit kërkesa për të pranuar një mesazh të mbërritur përmes AirDrop. Edhe pse dërguesi ishte i panjohur, shumë prej tyre kanë pranuar foton.

Në atë moment një zhurmë filloi të përhapej midis sediljeve. Një seri pamjesh shqetësuese bardh e zi horror me kafka dhe figura makabre u shfaqën në ekranin e pasagjerëve. Pamjet shoqëroheshin me një shkrim në gjuhën zyrtare te Etiopisë – me titull “Zgjohu zgjohu zgjohu”.
Për arsye sigurie, komandanti vendosi të pezullonte nisjen në momentin e fundit dhe të lajmëronte Policinë Kufitare. Agjentët nuk vonuan shumë për të identifikuar personin përgjegjës për ngjarjen. Agjentët nuk vonuan shumë për të identifikuar personin përgjegjës për ngjarjen: një 18-vjeçar spanjoll, i cili u denoncua menjëherë për alarm.
