Policia mungesë të theksuar profesionalizmi, lë gëzhojat në vendin ku u vranë 3 të rinjtë në Fushë-Krujë
Gjatë ditës së djeshme, tek mbikalimi i Fushë-Krujës u regjistrua një atentat mafioz me 3 viktima.
4 autorë ende të paidentifikuar zbrazën 60 plumba kallashnikovi mbi mjetin ku po udhëtonin, Diklen Vata, Brilant Martinaj, Besmir Hoxha.
Tek mbikalimi i Fushë Krujës një atentat i mirë organizuar i mori jetën tre të rinjve, që udhëtonin në një automjetit tip “Volswagen Passat”.
Pas largimit të perimetrit të sigurie mediat u lejuan të afroheshin në mbikalimin e Fushë Krujës ku u vranë 3 persona mesditën e së dielës.
Siç shihet edhe nga pamjet, në vendin e ngjarjes policia ka lënë gëzhoja të plumbave të përdorur nga autorët.
Kjo tregon edhe një herë mungesën e profesionalizmit të ekspertëve të policisë që lënë në vendin e ngjarjes prova të vlefshme të saj.
Viktimat ishin...







